Sport

Dikush duhet ta ndalojë këtë Atalantë! Ekipi i Gjimshitit kalon Napolin dhe blindon zonën Champions

Me këtë fitore Atalanta u ngjit në kuotën e 60 pikëve, vetëm 4 më pak se Interi që mban vendin e tretë.
Featured image of article: Dikush duhet ta ndalojë këtë Atalantë! Ekipi i Gjimshitit kalon Napolin dhe blindon zonën Champions Futbollistët e Atalantës
Përditësuar:

BERGAMO-Atalanta vijon të dhurojë performanca spektakolare, teksa mbrëmjen e sotme ka fituar ndeshjen e katërt në po kaq të luajtura që prej rifillimit të kampionatit, duke blinduar vendin e katërt që të çon në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa përveç rasteve të pakta, vlen të përmendet edhe dëmtimi i rëndë i portierit kolumbian Ospina, i cili la fushën me barelë, për t’u zëvendësuar nga italiani Meret.Në fillim të pjesës së dytë Pasalic u harrua i vetëm në zonë dhe mori një krosim perfekt nga kapiteni Gomez, ndërsa me kokë nuk e pati të vështirë të thyejë portierin Meret dhe t’i japë avantazhin Atalantës.

Vetëm pak minuta më vonë, pas një aksioni sërish nga krahu i djathtë i sulmit, Atalanta gjeti edhe golin e dytë, këtë herë me Robin Gosens, i cili u gjend në vendin e duhur dhe mposhti Meret me një diagonale perfekte.Me këtë fitore Atalanta u ngjit në kuotën e 60 pikëve, vetëm 4 më pak se Interi që mban vendin e tretë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment