Rajoni

‘Zhduku lavire’/ U emërua konsull në Çeki, djali i deputetit Shala që kërcënonte të dashurën e të atit flet pas kritikave në rrjet: Kot më paragjykoni, unë po vazhdoj doktoraturën dhe jam i nderuar

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ai është shprehur se përzgjedhja e tij në atë pozitë është fryti i punës së tij dhe eksperiencës që ka.
Featured image of article: ‘Zhduku lavire’/ U emërua konsull në Çeki, djali i deputetit Shala që kërcënonte të dashurën e të atit flet pas kritikave në rrjet: Kot më paragjykoni, unë po vazhdoj doktoraturën dhe jam i nderuar
Përditësuar:

KOSOVË- Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Çeki, Flakron Shala ka reaguar pas diskutimeve që u bën për të në media pas përzgjedhjes së tij në këtë detyrë. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ai është shprehur se përzgjedhja e tij në atë pozitë është fryti i punës së tij dhe eksperiencës që ka. Më tej, ai ka thënë se përzgjedhja e tij si Konsull në Çeki nuk ka të bëj fare me detyrën që babai i tij mban në në kuvendin e Kosovës, pasi ai nuk ka kompetencë që të emërtojë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq, shoqeri civile dhe media të Republikës së Kosovës! Meqenëse së fundmi disa media e portale kanë etiketuar emërimin tim në pozitën Konsull i Përgjthshëm i Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, në shumë raste duke paragjykuar profilin tim, po ju jap këtë sqarim se: Unë ndihem shumë i nderuar dhe i motivuar që si biri i një ish-ushtari të UÇK-së kam pasur mundësinë që të përfundoj studimet themelore Master dhe jam në përfundim të Doktoraturës në Universitetin VSE (Prague University of Economics) në Republikën Çeke. Në pozitën Konsull i Përgjitḧshëm i Republikës së Kosovës jam emëruar sipas ligjit në fuqi me propozim të MPJ-së dhe me dekretim të Presidentit të Kosovës. I gjithë ky proces është bazuar në CV-n time dhe përvojën pesë vjeqare në pozitën si Menaxher shteti për Ballkanin dhe si anëtar në bordin e drejtorëve në Kompaninë Çeke Elanor a.s. pëfshirë kualifikimin universitar me gradën Master i Ekonomisë dhe PHD- kandidat, drejtimi Teoria e Ekonomisë. Nëse unë jam djali i një deputeti dhe ish-pjesëtari të UÇK-së, kjo nuk do të duhej të përbënte pengesë dhe as të nxiste debat publik për asnjë shtetas të Kosovës që të emërohet në detyra shtetërore dhe as për mua. Prindi im Haxhi Shala, si një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ka as më shumë e as më pak autoritet ligjor e politik se deputetët tjerë- pra deputeti nuk ka kompetencë të emëroj apo shkarkoj zyrtarët e MPJ-së dhe as Konsujt e Përgjitḧshëm. Jam i nderuar dhe i motivuar që si kuadër i përgatitur dhe edukuar në Republikën Çeke bashkë me përvojën time perëndimore, të përfaqësoj me dinjitet, profesionalizëm dhe kujdes Republikën e Kosovës kudo, në çdo takim, aktivitet apo detyra të Konsullit të Përgjithshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Flakron Shala është djali i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala. Ai është i njohur për publikun e Kosovës për kërcënimet dhe sharjet që i ka bërë të dashurës së të atit nëpërmjet Whats App-it.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment