Politike

Dikur ‘ruante’ Jozefina Topallin, kush është drejtori i Anti-Kontrabandës që u kërcënua nga vartësi malësor me SMS, Marjan Laca: Pushka t’u bëftë top!

Ai ka mbajtur postin e shefit të komisariatit nr4 në Tiranë, po në kohën e qeverisjes nga Partia Demokratike dhe pas këtij posti është emëruar shef komisariati në qytetine Elbasanit. Marjan Laca, më vonë u zgjodh për të qenë në grupin e shoqërimit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Featured image of article: Dikur ‘ruante’ Jozefina Topallin, kush është drejtori i Anti-Kontrabandës që u kërcënua nga vartësi malësor me SMS, Marjan Laca: Pushka t’u bëftë top! Marjan laca dhe Jozefina Topalli
Përditësuar:

TIRANË– Marjan Laca, drejtori i Anti-Kontrabandës që është kërcënuar me mesazhe nga një vartës i tij nuk është një figurë krejt e panjohur për shqiptarët. Laca në kohën e PD-së mbante gradën kryekomisar në polici dhe në vitin 2013 ka qenë shef qarkullimi i Policisë Rrugore.

Ai ka mbajtur postin e shefit të komisariatit nr4 në Tiranë, po në kohën e qeverisjes nga Partia Demokratike dhe pas këtij posti është emëruar shef komisariati në qytetine Elbasanit. Marjan Laca, më vonë u zgjodh për të qenë në grupin e shoqërimit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Ditën e sotme, Gazeta Si publikoi një artikull ku shkruhej se Martin Laca kishte kallëzuar vartësin e tij, të identifikuar si Ermali për kërcënime. Sipas shkrimit Laca është shprehur se Ermal K. është përgjegjës grupi i Antikontrabandës tokësore dhe e ka kërcënuar me mesazhe ku i shkruan se mund t’i shkatërrojë jetën pasi është malësor dhe dy duar për një koëk janë sipas tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në përgjigjet e tij, Laca mësohet t’i ketë thënë: Po bën gabim që po i shkruan. Pushka top t’u bëftë ty dhe kujtdo tjetër që kërkon të më intimidojë në punën time!

Drejtori shton më tej se arsyeja e kërcënimeve mund të jetë fakti që përgjegjësi, Ermali është vënë në hetim dhe është kapur në shkelje gjatë detyrës. Hetimet për rastin vijojnë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment