Showbiz

Dikur miq të mirë, Stresi tregon se përse u zu me Ledri Vulën: S’e kam sharë, mes nesh ka hatërmbetje

Miqësia e tyre lindi menjëherë pas largimit të Ledrit nga grupimi BabaStars, por mesa duket diçka mes tyre ndodhi.
Featured image of article: Dikur miq të mirë, Stresi tregon se përse u zu me Ledri Vulën: S’e kam sharë, mes nesh ka hatërmbetje Stresi dhe Ledri Vula

TIRANË– Disa vite më parë, dy reperët Stresi dhe Ledri Vula ishin miq të mirë dhe kalonin shumë kohë në prani të njëri-tjetrit. 

Miqësia e tyre lindi menjëherë pas largimit të Ledrit nga grupimi BabaStars, por mesa duket diçka mes tyre ndodhi.

Në një intervistë për “Prive”, Stresi ka treguar arsyen e sherrit të tij me Ledri Vulën duke treguar se e gjitha ndodhi për shkak të një hatërmbetjeje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë nuk e kam sharë Ledrin. Mes shokëve ka hatërmbetje por unë asnjëherë nuk i kam kaluar limitet. Kam karakter të fortë. Kemi raport shumë të mirë prej fillimit, janë divergjencat mirëpo jemi shumë mirë bashkë,”- tregoi Stresi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment