Editorial

Dikur letërsia ishte art kurse financat, profesion, sot vendet kanë ndryshuar

Ndërkohë që qeveria kërkon të trumbetojë suksesin e kredisë së parë sovrane, sepse e dyta ende nuk ka të shpallura termat teknik, kontabilistët kërkojnë se si të tregojnë, përmes bilanceve, se shoqëritë te cilat aplikojnë të marrin këto kredi për të paguar pagat (Paketa 1) apo dhe për kapital qarkullues (Paketa 2), do të vazhdojnë të jenë shoqëri që do të funksionojnë si në terma afatshkurtër por dhe në terma afatgjatë.
Featured image of article: Dikur letërsia ishte art kurse financat, profesion, sot vendet kanë ndryshuar

Si përfundim ekonomistët vlejnë. Pandemia na bëri të kuptojmë se shoqëria në situata shumë të vështira ka nevojë për dy grupe artistësh në profesion, atë të mjekut dhe të ekonomistit. Ndërkohë që qeveria kërkon të trumbetojë suksesin e kredisë së parë sovrane, sepse e dyta ende nuk ka të shpallura termat teknik, kontabilistët kërkojnë se si të tregojnë, përmes bilanceve, se shoqëritë te cilat aplikojnë të marrin këto kredi për të paguar pagat (Paketa 1) apo dhe për kapital qarkullues (Paketa 2), do të vazhdojnë të jenë shoqëri që do të funksionojnë si në terma afatshkurtër por dhe në terma afatgjatë.

Duke përjashtuar shoqëritë që kanë pasur një performancë të ulët edhe përpara pandemisë, për të cilat as që duhet të diskutohet marrja e kredive sado të bërtasin për padrejtësi, sepse shumica e tyre jane pre e vjedhjeve të brendshme dhe e keq administrimeve, e moskuptimit të momentin kur tatëpjeta të ka përfshirë, e evazioneve të vazhdueshme tatimore, e makutërisë për të marrë çfarë të mundin nga biznesi etj, për të tjerat kontabilistët duhet të jenë sa më bindës në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare.

Unë personalisht nuk e këshilloj kredinë sovrane të Paketës 1, ajo sipas gjykimit tim është shkatërruese për biznesin, por duke qenë se ka biznese të pa konsultuara mirë me financierët dhe kanë aplikuar për të, po ju paraqes me pak detaje se cili është çelësi që mund të bind bankat. Bilancet e 31 dhjetorit 2019 duhet të reflektojnë shumë aspekte si “ngjarje pas datës së bilancit” pasojë direkte e pandemisë. Bilancet e vitit 2019 nuk paraqesin asnjë efekt të pandemisë në shifrat e tyre por efekti është i pashmangshëm në bilancet e vitit 2020 dhe për këtë arsye duhet të përfshihet tek shënimet shpjegues duke shpjeguar “ngjarjet pas bilancit”.Çfarë duhet të bëjnë kontabilistët dhe çfarë duhet të konsiderojnë administratorët, në mënyrë që bilanci i vitit 2019 të jetë sa më bindës për bankat.

Administratorët e entiteteve duhet të kenë parasysh historikun e entitetit të tyre, rentabilitetin, qasjen ndaj burimeve financiare, ndër të tjera, por edhe të gjitha informacionet aktuale dhe ato të disponueshme për të ardhmen, në mënyrë që të vlerësohet aftësia e njësisë ekonomike për të vazhduar të funksionojë pra që pritet të vazhdojë aktivitetet e tij brenda një të ardhme të parashikueshme, për një periudhë të paktën 12 muaj nga fundi i vitit 2019, pa u kufizuar vetëm në këtë periudhë.

Administratorët e njësive ekonomike duhet të marrin parasysh të gjitha informacionet e disponueshme, në mënyrë që të përcaktojnë se cilat ngjarje mund të ndikojnë në:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
  • Aktivitetin e entitetit
  • Shumat e aktiveve dhe pasiveve

Kur një njësi ekonomike, bazuar në rrethanat e saj specifike, konsideron se ngjarjet e mëvonshme që lidhen me efektet e Covid-19 dhe masat e marra për ta adresuar atë ndikojnë në shumat e aktiveve dhe pasiveve të saj të përfshira në pasqyrat financiare, duhet të tregojë:

– A do të ketë vazhdimësi shoqëria? Duhet të bëhet një vlerësim nëse efektet e Covid-19 prekin parimin e vazhdimësisë së aktivitetit të shoqërive.Vlerësimi i parimit të vazhdimësisë, për shoqëritë që i kanë mbyllur pasqyrat financiare përpara datës 10 mars 2020, duhet të kryhet përpara aprovimit të pasqyrave nga asambleja e ortakëve. Në bazë të vlerësimit varen shumë vendimet e administratorëve, të cilët mund të arrijnë në disa konkluzione:

Konkluzioni 1: pritet që shoqëria të vazhdojë funksionimin normal pra të ketë vazhdimësi (pa vështirësi dhe paqartësi të mëdha)

Konkluzioni 2: Ka vështirësi dhe paqartësi të konsiderueshme, por ka prova të arsyeshme dhe të mjaftueshme që njësia ekonomike do të jetë në gjendje të vazhdojë të funksionojë. Në këtë rast, në shënimet shpjeguese të bilancit specifikohet nëse situata është për shkak të Covid-19, për shembull, për faktin se pritet të gjenerojë më pak të ardhura dhe fitime ose humbje nga zhvlerësimi i pasurive, etj.
Për shembull, nëse vazhdimësia kërkon një kontribut të jashtëzakonshëm kapitali nga aksionarët dhe ata vendosin kundër tij, ose në rastin e shoqërive shumëkombëshe që zgjedhin vendet ku do të mund të vazhdojnë të mbajnë biznesin dhe vendet ku nuk mund të vazhdojnë.

Konkluzioni 3: ka vështiresi dhe paqartësi të konsiderueshme dhe nuk ka prova të arsyeshme dhe të mjaftueshme që njësia ekonomike do të jetë në gjendje të vazhdojë të funksionojë normalisht. Pra në bazë të argumentimit të konkluzionit të nxjerrë nga shoqëritë, bankat do të binden për të ekzekutuar kredinë sovrane.

Shto Koment