Showbiz

Dikur e ofendoi për veshjet vulgare, Ilda Bejleri-Mustafa Nanos: E hap dekoltenë aq sa hap gojën

Ilda Bejleri i kthehet gazetarit, Mustafa Nano disa muaj pasi ai e etiketoi të pahijshme dhe vulgare!
Featured image of article: Dikur e ofendoi për veshjet vulgare, Ilda Bejleri-Mustafa Nanos: E hap dekoltenë aq sa hap gojën Moderatorët, Mustafa Nano dhe Ilda Bejleri.

TIRANË– Ilda Bejleri ka vendosur, që deklaratës së Mustafa Nanos, të dhënë muaj më parë mbi veshjen vulgare t’i përgjigjet në emisionin ‘Procesi sportiv’.

Dikur fjalët e Mustafa Nanos drejtuar Ilda Bejlerit u përhapën në median rozë, si një ofendim i rëndë që i bëri moderatores.

I ftuar në ‘Zonë e lirë’ Arjan Çani kishte hapur një temë mbi nuditetin, por Mustafa Nano ndër të tjera ofendoi Ilda Bejlerin.

“Mua nuk më eksiton mishi por finesa, eleganca, pra gjëja në momentin e duhur. Mua më bezdis vulgariteti, veshja vulgare. Mua më pëlqen nuditeti por aty ku duhet dhe jep një mesazh të caktuar. Më vjen turp që atë natë kam përmendur emrin e një vulgareje. Ilda është qenia më vulgare që kam parë dekadën e fundit.”– ka thënë Mustafa Nano muaj më pare në ‘Zonë e lirë’.

Por, edhe pas kaq kohësh, moderatorja ende vazhdon i bën replika për komentin e lëshuar.

“Unë nuk e di pse më thonë se e hap shumë dekoltenë. Vetëm një Muç Muçi në fakt e ka pasur shumë problem. Dekoltenë e hap aq sa më lejon të hap gojën dhe jo më shumë. Është diçka më se normale. Mbaj mend që para 5 vitesh vishja një golf deri në fyt dhe më pas vazhdova ta ul pak golfin deri sa jam tani. E hap dekoltenë aq sa hap gojën”,-është shprehur Ilda Bejleri në emision.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment