Bota

Dikur më i besuari, tani “i penduari i drejtësisë”, shqiptari rrëfen gjithçka për mafien në Viterbo: Vendosa të bashkëpunoj për vajzën time

I njohur gjithashtu në qytet me pseudonimet e Codino dhe Nero, 34-vjeçari shqiptar, i cili jetonte me familjen e tij në një apartament në Monfalcone, në Paradiso para arrestimit të tij, është i martuar dhe ka një vajzë të re.
Featured image of article: Dikur më i besuari, tani “i penduari i drejtësisë”, shqiptari rrëfen gjithçka për mafien në Viterbo: Vendosa të bashkëpunoj për vajzën time Foto ilustruese

ITALI- Sokol Dervishi, i njohur ndryshe dhe si krahu i djathtë i bosave të mafIes së Viterbos ka vendosur që të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të kthehet në të penduarin e saj.

Vendosa të bashkëpunoj për vajzën time. Ndrangheta në Viterbo? Lojë fëmijësh,”- ka thënë ai.

I njohur gjithashtu në qytet me pseudonimet e Codino dhe Nero, 34-vjeçari shqiptar, i cili jetonte me familjen e tij në një apartament në Monfalcone, në Paradiso para arrestimit të tij, është i martuar dhe ka një vajzë të re.

Për të bërë si ‘Ndrangheta në Viterbo nuk kishte nevojë për të marrë kalabrezët, ne e bëmë atë vetëm. Ishte si një lojë fëmijësh për të terrorizuar njerëzit,”– ka shpjeguar ai duke ju referuar veprimeve që bënte banda kur shkonte në zonë duke djegur makina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrja në pyetje e bashkëpunëtorit të drejtësisë në burg zgjati mbi tre orë, i cili midis fundit të vitit 2017 dhe verës së vitit 2018 kishte vendosur të shkëpuste marrëdhëniet me organizatën kriminale.

Isha i shqetësuar se si do të rritej vajza ime e vogël. Krishtlindjet e 2017 i kam kaluar  me familjen time në Shqipëri. Mendimi im i vetëm ishte e ardhmja e vajzës sime të vogël,”-ka thënë ai, duke shprehur pendesë.

Ishte korrik 2019, gjashtë muaj pas arrestimit në fushatën antimafia të 25 janarit, kur krahu i djathtë e Ismail Rebeshi dhe Giuseppe Trovato shkruan një letër për prokurorin Fabrizio Tucci. Në letër ai shkruante që për hir të vajzës ishte i gatshëm që të rrëfente të gjitha sekretet e grupit kriminal italo-shqiptar që i vunë flakën Viterbo-s për dy vjet rresht, nga fillimi i vitit 2017 deri në fund të vitit 2018. Pas asaj letre, Dervishi më pas u mor në pyetje, saktësisht një vit më parë, dhe familja e tij ka qenë nën mbrojtjen e Policisë italiane. 

(k.a/dosja.al)

Shto Koment