Aktualitet

Dikur akuzohej nga PS, kush është biznesmeni që shoqëronte Veliajn në udhëtimin misterioz në Romë

Por sot Dosja.al mëson se personi që shfaqej në foto me Veliajt teksa prisnin avionin në Romë është një biznesmen belg.
Featured image of article: Dikur akuzohej nga PS, kush është biznesmeni që shoqëronte Veliajn në udhëtimin misterioz në Romë Biznesmeni belg dhe Veliaj

TIRANË- Pak ditë më parë një foto e Erion Veliajt në aeroportin e Romës do bënte xhiron e mediave.  Erion Veliajt, ishte duke pritur radhën për të vulosur pasaportën në aeroport, por shoqërohej nga një personazh, i cili ishte i panjohur.

Por sot Dosja.al mëson se personi që shfaqej në foto me Veliajt teksa prisnin avionin në Romë është një biznesmen belg. Sipas informacioneve ai është Elman Abule, i cili ka në zotërim disa kompani për riciklimin e metaleve.

Elman Abule është pronar i Rametal, i akuzuar dikur nga PS për çështjen e importit të plehrave. RAMETAL, e krijuar në vitin 2010 si kompani përpunimi metalesh, ka selinë në Tiranë, në një pallat përballë Fakultetit Juridik. Kompania ka në origjinë dy kompani të tjera, që zotërojnë edhe pronësinë mbi të, e para MAK-08, e dyta FIDALBA.

(Dosja.al)

Shto Koment