Aktualitet

Digjet ‘mushkëria’ e Elbasanit, banorët alarmojnë zjarrfikësen: I vunë flakën qëllimisht

Mësohet se kanë qenë banorët ata që kanë telefonuar forcat e zjarrfiëkses.

ELBASAN– Ka marrë flakë zona në Kodër Krastë në Elbasan, e cila njihet si mushkëria e këtij qyteti.

Dosja.al mëson se pishat në Krastë janë përfshirë nga flakët, dhe ndodhen shumë pranë qytetit.

Kanë qenë banorët ata që kanë telefonuar forcat e zjarrfikëses dhe i kanë vënë në dijeni për ngjarjen. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë punuar me pompa krahu duke vënë nën kontroll flakët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Situata tashmë është nën kontroll ndërkohë që mësohet se edhe mëngjesin e ditës së sotme ka rënë një vatër zjarri në këtë zonë.

Vatra e parë u shua nga banprët, të cilët shprehen se zjarret janë të qëllimshme.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment