Aktualitet

Digjet makina në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, shoqërohen disa persona

Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme dhe policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit disa persona që mund të kenë dijeni në lidhje me zjarrin që dogji mjetin.
Featured image of article: Digjet makina në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, shoqërohen disa persona Foto Ilustruese

DURRËS– Një automjet i llojit “Volkswagen” në pronësi të personit me inicialet M. T., është djegur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në orën 21:20, në lagjen nr.8 në Durrës.

Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme dhe policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit disa persona që mund të kenë dijeni në lidhje me zjarrin që dogji mjetin.

Njoftimi i policisë: Më datë 14.06.2021, në orën 21:20, në lagjen nr.8 Durrës, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. T., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe vijon puna për administrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment