Aktualitet

Digjet gjatës një automjet në Vlorë, Policia: Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja

Mësohet se mjeti tip ‘Ford Mondeo’, është në pronësi të I.Sh dhe është shkrumbuar totalisht nga flakët, teksa ishte duke ecur.
Featured image of article: Digjet gjatës një automjet në Vlorë, Policia: Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja Foto ilustruese

VLORË- Një automjet është djegur në Vlorë. Policia e qytetit njofton se makina është përfshirë nga flakët gjatë natës dhe ngjarja ka ndodhur në Panaja.

Mësohet se mjeti tip ‘Ford Mondeo’, është në pronësi të I.Sh dhe është shkrumbuar totalisht nga flakët, teksa ishte duke ecur. Deri tani mendohet se flakët kanë ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Mbrëmjen e kaluar, në fshatin Panaja ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur tërësisht automjeti tip Ford Mondeo, në pronësi të shtetasit I.Sh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku është akaidental për shkak të një defekti teknik të automjetit”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment