Aktualitet

Digjet gjatë natës makina në Krujë, shoqërohen 6 persona në polici, sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona
Featured image of article: Digjet gjatë natës makina në Krujë, shoqërohen 6 persona në polici, sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë Foto Ilustruese

KRUJË– Një automjet tip “Volksëagen” është djegur në orët e mbrëmjes së kaluar në Krujë. Pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 22:30, policia ka shoqëruar 6 persona.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë  ka marrë flakë në parkim mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit S. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash. Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,” thuhet në njoftimin e policisë.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment