Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët fabrika e drurit në Fushë- Krujë/ Digjen dhjetëra m3 lëndë drusore. Banorët të alarmuar: Na u rrezikua jeta, shteti të marrë masa

FOTO
Mësohet se është djagur fabirika e prodhimit të paletave që është në pronësi të Afrim Çelës.Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Ndërkohë banorët e lagjen ku ndodhet fabrika, kanë deklaruar se u është rrezikuar jeta.
Featured image of article: Shkrumbohet nga flakët fabrika e drurit në Fushë- Krujë/ Digjen dhjetëra m3 lëndë drusore. Banorët të alarmuar: Na u rrezikua jeta, shteti të marrë masa Pamje nga vendi i ngjarjes

FUSHË-KRUJË/Rreth orës 04:00 të mëngjesit të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët një fabrikë e prodhimit të paletave që ndodhet pranë urës së Gjolës, në Fushë-Krujë. Mësohet se në fabrikën që është në pronësi të Afrim Çelës janë djegur me dhjetëra m3 lëndë drusore.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, pasi sipas zjarrfikësve zjarri ka pasur 4 vatra të ndryshme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policinë, të cilat kanë nisur hetimet për këtë zjarr.

Ndërkohë, fqinjët deklarojnë se nuk është hera e parë që kësaj fabrike i vihet zjarri. Ata shprehen se u është rrezikuar jeta, pasi lëndët drusore që morën flakë ishin shumë pranë banesave të tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kjo është hera e dytë që kësaj fabrike i vihet zjarri. Flakët nga erdhën në dritaren e shtëpisë, dolëm të traumatizuar nga banesa.  Mos të kishin ardhur për të na thirrur ne do ishim djegur brenda. Kemi qenë në gjumë kur ra zjarri, na erdhën te porta duke na thënë “dilni jashtë”, shprehet një banor.

Këta të fundit i bëjnë thirrje shtetit që të marrë masa që kjo ngjarje të mos përsëritet më.

J.V/Dosja.al

  • 8:31

    Çdo gjë është shkrumbuar, dalin pamje nga djegia e fabrikës në Fushë-Krujë

    Dalim pamje nga djegia e fabrikës së prodhimit të paletave në Fushë-Krujë. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme nga zjarri është shkrumbuar çdo gjë. Fabrika është shkatërruar plotësisht. Ndërkohë, zjarrfikësit, pasi disa orësh kanë mundur të shuajnë flakët.

  • 7:59

    “Jemi të traumatizuar, flakët na erdhën në dritare”/ Flet fqinji i pronarit të fabrikës në Fushë-Krujë: Është hera e dytë që këtij biznesi i vihet zjarri, shteti nuk ka marrë asnjë masë

    Detaje të reja kanë dalë nga djegia e fabrikës në Fushë-Krujë. Qemal Zylfo, fqinji i pronarit të fabrikës ka deklaruar për mediat se familjes së tij i është rrezikuar jeta nga flakët. Ai ka theksuar se është hera e dytë që kësaj fabrike i vihet zjarri dhe se shteti nuk ka marrë asnjë masë.

    “Kjo është hera e dytë që kësaj fabrike i vihet zjarri. Flakët nga erdhën në dritaren e shtëpisë, dolëm të traumatizuar nga banesa.  Mos të kishin ardhur për të na thirrur ne do ishim djegur brenda. Kemi qenë në gjumë kur ra zjarri, na erdhën te porta duke na thënë “dilni jashtë”. Jemi 4 veta në familje, 2 fëmijët nusja dhe unë. I bëj apel shtetit që të largoje menjëherë dërrasat nga këtu, do na djegin brenda. Fabrika nuk ka sistem për fikjen e zjarrit Nuk e kuptoj se shteti lejon që të na rrezikohet jeta. Nuk është marrë asnjë masë nga shteti, nga policia dhe nga vetë pronari, u shpreh ai.

Shto Koment