
MAQEDONIA E VERIUT-Flamuri kombëtar i Maqedonisë së Veriut është djegur ditën e sotme në Shkup. Ngjarja ka ndodhur në hekurudhën e Shkupit, në zonën e quajtur Butel.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat maqedonase të cilat shkruajnë se flamuri ka qenë i vendosur në shtizë. Ndërkohë që në njoftimin e policisë thuhet se nuk dihet se kush e ka vënë zjarrin, ndërsa policinë e ka njoftuar punëtori i hekurudhës me iniciale Gj.Z.
“Më datë 08.12.2020 në ora 7 e 12 minuta Gj.Z. i punësuar te Hekurudhat e ka njoftuar policinë se një person e ka djegur flamurin shtetëror që ka qenë i vendosur në shtizë në stacionin hekurudhor “Shkup Veri”, njoftoi policia.
(I.A/A.k.dosja.al)