Aktualitet

Digjet banesa në Mat, plagoset çifti i bashkëshortëve dhe 2 fëmijët, nisen me urgjencë drejt Tiranës

Digjet banesa në Mat, plagoset çifti i bashkëshortëve dhe 2 fëmijët. 4 anëtarët e familjes ndodhen jashtë rrezikuar për jetën.
Featured image of article: Digjet banesa në Mat, plagoset çifti i bashkëshortëve dhe 2 fëmijët, nisen me urgjencë drejt Tiranës Foto ilustruese

Mat- Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Shoshaj të Matit dhe si pasojë janë plagosur 4 pjesëtarët e familjes. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën  03:55 të mëngjesit, në banesën e shtetasit P.D, ku janë lënduar  çifti i bashkëshortëve  dhe dy fëmijët. Ata janë transportuar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se banesa është përfshirë nga flakët,  pasi familjarët kanë harruar ndezur një pajisje elektronike.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mat / Informacion paraprak. Rreth orës 03.55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë njoftim se në fshatin Shoshaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit P.D, ku si pasojë janë lënduar kryefamiljari, bashkëshortja  dhe dy fëmijët e tyre, të cilët janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar  aksidentalisht, pasi nga pakujdesia kanë  lënë ndezë e një pajisje elektronike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit në banesë“.

J.V/Dosja.al

Shto Koment