Aktualitet

E QËLLIMSHME? Digjen 2 automjete të parkuara në një pikë karburanti në Fushë-Krujë, banorët shuajnë vet zjarrin

Kanë qenë vetë banorët ata të cilët kanë shuar zjarrin teksa prisnin mbërritjen e forcave zjarrëfikëse.
Featured image of article: E QËLLIMSHME? Digjen 2 automjete të parkuara në një pikë karburanti në Fushë-Krujë, banorët shuajnë vet zjarrin Digjet makina

FUSHË- KRUJË- Dy automjete të cilat ishin të parkuara në një pikë karburanti në Fushë-Krujë, bëhet me dije se janë djegur para pak çastesh.

Kanë qenë vetë banorët ata të cilët kanë shuar zjarrin teksa prisnin mbërritjen e forcave zjarrëfikëse. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fshatin Luz, Fushë Krujë, në afërsi të një pike karburanti dyshohet se ka marrë flakë  aksidentalisht një mjet tip “Ford”, që ishte i parkuar e si pasojë e flakëve ka marrë flakë dhe një mjet tjetër tip “Volkswagen” i parkuar në afërsi të tij. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment