Showbiz

Diçka po zihet! Tuna, Soni Malaj dhe Ylli Limani bëhen bashkë: Partnerë në krim…

Këtë verë duket se shumë shpejt do të dëgjojmë një këngë mes Tunës, Soni Malajt dhe Ylli Limanit.
Featured image of article: Diçka po zihet! Tuna, Soni Malaj dhe Ylli Limani bëhen bashkë: Partnerë në krim… Tuna, Ylli Limani, Soni Malaj

KOSOVE-Këtë verë duket se shumë shpejt do të dëgjojmë një këngë mes Tunës, Soni Malajt dhe Ylli Limanit. Themi këtë pasi treshja na ka dhënë disa prova përmes postimeve të fundit në llogaritë e tyre në Instagram.

Fillimisht, kanë qenë Soni dhe Tuna ato që kanë publikuar foto të njëra-tjetrës në rrjetin social me përshkrimin “partnere në krim”.

Soni Malaj, Tuna

Spekulimet u thelluan më shumë pasi Ylli Limani postoi një video të Tunës teksa ajo këndonte, por duke i hequr opsionin e zërit në mënyrë që të mos dëgjohej.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ylli postoi videon duke shkruar: “Alo, alo” e duke na lënë shumë kuriozë se mos pikërisht këto dy fjalë mund të jenë titulli i këngës.

Tuna

Të tre artistët kanë pak kohë që janë shkëputur nga muzika dhe kjo do të ishte mënyra ideale për të lançuar një projekt të ri muzikor. Megjithatë ky projekt nuk eshte konfirmuar nga asnjeri nga artistet.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment