Aktualitet

Dibra i përgjigjet thirrjes së Metës, qindra qytetarë nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në manifestim

Gazetari Enver Doçi shprehet se janë rreth 150 mjete që janë nisur në Tiranë dhe do marrin pjesë në manifestim.
Featured image of article: Dibra i përgjigjet thirrjes së Metës, qindra qytetarë nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në manifestim Foto ilustruese

DIBËR- Qindra qytetarë nga qarku i Dibrës i janë bashkuar thirrjes së Presidentit të Republikës për manifestimin e sotëm në Tiranë. Gazetari Enver Doçi shprehet se janë rreth 150 mjete që janë nisur në Tiranë dhe do marrin pjesë në manifestim.

Po ashtu mësohet se qytetarët janë nisur me makina private dhe mikrobusë. Por shumë qytetarë janë nisur që mbrëmjen e djeshme, për t’i shpëtuar kontrolleve të shumta nga Policia në Maqellarë, Qafe Buall dhe në dalje të Burrelit. Policia në këto pika ka ngritur postblloqe që në orët e para të mëngjesit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment