Sport

Dibala del hapur kundër Pirlos

Debati ka filluar që në korridoret e stadiumit mes argjentinasit dhe menaxherit Paratici
Featured image of article: Dibala del hapur kundër Pirlos
Përditësuar:

ITALI – Nuk ka kaluar lehtë barazimi i Juventusit me Krotonen. Sipas mediave italiane është argjentinasi Paolo Dibala, ai i cili ka patur një debat të ashpër me Fabio Paraticin, duke u shprehur qartë rreth zhgënjimit pas ndeshjes.

Nuk ka asgjë të zbardhur zyrtarisht, por sipas burimeve të mediave vendase, Dibala mësohet të ketë patur kritika ndaj trajnerit Andrea Pirlo. Edhe pse ai këtë gjë nuk e shprehu publikisht, kjo gjë u duk në reagimin e tij në rrjetin social “Twitter”, ku ai “pëlqeu” një postim që kritikonte pikërisht trajnerin Pirlon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas asaj që raporton një tjetër faqe tifozësh të skuadrës bardhezi, Dibala ka debatuar me menaxherin edhe në korridorin që të çon për në dhomat e zhveshjes. Një gjë e tillë, madje ka ndodhur jo larg syve të kundërshtarëve, duke e bërë të pamundur fshehjen e bërjes publike të një ngjarje si kjo.
B.T (Dosja.al)

Shto Koment