Rajoni

Dialogu/ Palmer e Grenell zbarkojnë në Prishtinë, takohen me Thaçin në Presidencë

Përveç ambasadorit Richard Grenell, në Kosovë ka mbërritur edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Featured image of article: Dialogu/ Palmer e Grenell zbarkojnë në Prishtinë, takohen me Thaçin në Presidencë Richard Grenell dhe Matthew Palmer

KOSOVË– Dy përfaqësuesit më të lartë amerikanë për çështjet e Ballkanit Perëndimor kanë mbërritur ne Kosovë për të dialoguar për koalicionin e ri pas zgjedhjeve. 

Përveç ambasadorit Richard Grenell, në Kosovë ka mbërritur edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Mësohet se gjatë ditës së sotme ata do të zhvillojnë një takim në Presidencë, me kreun e shtetit Hashim Thaçin.

“Mbështetja e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore: I dërguari i posaçëm presidencial Grenell dhe përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit Matt Palmer së bashku në Berlin. Të dy do të vizitojnë Kosovën”, ka shkruar ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett.

Postimi i Kosnett

Grenell është emëruar nga president Donald Trumo si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe gjithashtu i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment