Rajoni

Dialogu me Serbinë, Veton Surroi: 10 vjet negociata të kota u finalizuan me taksën 100%

Politikani nga Kosova, Veton Surroi shprehet se nevojitet një kornizë që merret me problemet që ka Kosova dhe Serbia, nga të zhdukurit, te dëmet e luftës dhe një projeksion i ardhmërisë.
Featured image of article: Dialogu me Serbinë, Veton Surroi: 10 vjet negociata të kota u finalizuan me taksën 100% Veton Surroi

Politikani nga Kosova, Veton Surroi, thotë për RTV Ora se dialogu i Prishtinës me Beogradin duhet të rifillojë me një rikonceptim.

Sipas tij nevojitet një kornizë që merret me problemet që ka Kosova dhe Serbia, nga të zhdukurit, te dëmet e luftës dhe një projeksion i ardhmërisë.

Nga ndryshimi i administratës në Bruksel pritjet nuk janë shumë të mëdha, pasi siç thotë ai problemet së pari duhen parë së brendshmi.

Surroi: Duhet të ndodhë një ndryshim. Kosova duhet të instistojë që të ndryshojë konceptualisht procesin negociatior në Bruksel. Të bisedojë në mënyrë aktive me shtetet anëtare të BE dhe SHBA dhe të gjendet një format që e shtyn këtë në një proces serioz negociator.

Qasja amerikane ndaj Kosovës

Ka një interesim amerikan. Duhet të ekzistojë një komunikim më serioz.Është problem niveli i komunikimit. Nëse Kosova shkon me nivelin e injorancës me të cilin është paraqitur deri më tani edhe nga SHBA edhe nga partnerët e tjerë nuk do të ketë një përpjekje që në mënyrë sa më të lehtë të mundshme të tejkalohen këto probleme.

Gjermania-SHBA, qëndrimi për këmbimin e territoreve

Fillimisht Kosova nuk dëshiron.Gati 80% e serbëve të Kosovës nuk dëshirojnë të ketë këmbim territoresh. Ka të bëjë jo vetëm me sigurinë rajonale por interesin bazik të qytetarëve të Kosovës.Një pasqyrë e re politike në Kosovë do të ketë nevojë të prezantojë dhe një mendim të ri politik.

Vizita e John Bolton në Kosovë

Nuk besoj se do të ketë vizitë sepse nuk ka me kë të bisedojë në Prishtinë. Nuk bisedohet për çështje të kësaj rëndësie me një qeveri në ikje.

Beogradi për dialogun me Prishtinën

Në Beograd kemi Vuçiç që përfaqëson në masë të madhe fuqinë politike në Serbi. Ka përsëritur disa herë që kërkon marrëveshje me Kosovën. Deri tani ka pasur nivel të dobët përfaqësimi dhe ballafaqimi me të dhe një kornizë e dobët që ka parashikuar se të gjitha problemet do të zgjidhen me këmbim territoresh.Gjatë negociatave në Bruksel, Vuçiç ka parë sesa e dobët është Kosova intelektualisht dhe politikisht me përfaqësuesit e vet dhe e ka shfrytëzuar atë hapësirë.Por problemi i Kosovës nuk zgjidhet me këmbim territoresh.Nëse duam të zgjidhim problemet një kuti aspirinash nuk mjafton.Po të shikoni zhvillimin negociator në Bruksel, çdo vendim ka qenë më i keq se tjetri.Kemi humbur 10 vjet kohë në negociata të kota që në fund sollën taksën 100%. Kjo reflekton sesa jo normale janë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrë nga Ora News

(k.m/dosja.al)

Shto Koment