Rajoni

Dialogu me Serbinë/ Palmer: Kosovës s’i kërkohet të gëlltisë diçka që s’është në interes të saj

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, Palmer u takua me studentë dhe shoqërinë civile,  ku tha ju takon palëve që ta përcaktojnë këtë.
Featured image of article: Dialogu me Serbinë/ Palmer: Kosovës s’i kërkohet të gëlltisë diçka që s’është në interes të saj Matthew Palmer

SHBA- Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka deklaruar se nuk i takon Amerikës që të përcaktojë kornizën kohore në dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, Palmer u takua me studentë dhe shoqërinë civile,  ku tha  ju takon palëve që ta përcaktojnë këtë, raporton Klan Kosova.

“Kemi BE-në që ka lehtësuar dialogun dhe SHBA e kanë mbështetur këtë dialog. Për kornizën, kush negocion, çka, i takon vetë Kosovës ta përcaktojë. Për afatin është ndjenjë e urgjentes dhe të dy palët e ndjejnë. 

Edhe Grenell ka thënë se duhet të ketë ujdi të përshpejtuar te aspektit komercial dhe tregtar. Më keni mua si përfaqësues dhe ambasadorin Grenell që është emisar i posaçëm . Angazhimi ynë nuk do të përfundojë në ditën e marrëveshjes”.

Duam të arrihet një marrëveshje që nënkupton normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

Palmer ka thënë se SHBA do të jetë këtu për të siguruar që ajo që do të arrihet të zbatohet.

Kosovës nuk i kërkon askund askush që të gëlltis diçka që nuk shkon në interes të saj. Kosova vendos vet se kush flet për të në këtë proces dhe çfarë dëshiron që të negociojë”.

Sa më herët që është e mundur e ndjejmë këtë urgjencë çdo ditë. Çdo ditë pa zgjidhje është ditë e humbur kot. Potenciali i të dy vendeve kërkon pajtim. Kemi një ndjenjë që duam  gjërat të ecin përpara shpejt. Ka mundësi të arrihet diçka e jashtëzakonshme, a mund të jetë si Dejtoni apo Rambuje nuk mund të spekuloj”, u shpreh Palmer gjatë vizitës në Kosovë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment