Rajoni

Dialogu me Serbinë/ Kongresmeni amerikan paralajmëron Beogradin: S’ka integrim në BE, njihni Kosovën

Engel iu referua apelit të ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit, që tha se Kosova është e pavarur, dhe njohja e këtij realiteti është e vetmja mënyrë që Serbia të ecë përpara në rrugën drejt Europës.
Featured image of article: Dialogu me Serbinë/ Kongresmeni amerikan paralajmëron Beogradin: S’ka integrim në BE, njihni Kosovën kongresmeni amerikan, Eliot Engel

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duket sikur ka ngrirë, kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka paralajmëruar Serbinë se nuk do të ketë integrim në Bashkimin Evropian pa njohjen e Kosovës.

Engel iu referua apelit të ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit, që tha se Kosova është e pavarur, dhe njohja e këtij realiteti është e vetmja mënyrë që Serbia të ecë përpara në rrugën drejt Europës.

Serbia duhet t’i trajtojë me shumë kujdes fjalët e ambasadorit gjerman Christoph Heusgen në Këshillin e Sigurimit të bëra të enjten, sepse nuk do të mund të integrohen në Bashkimin Evropian derisa nuk e njohin Kosovën”,- u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njohja e Kosovës nga ana e Serbisë duket një realitet i largët në kushtet ku midis dy vendeve ka një debat për tarifat ndaj produkteve serbe. Por  nga ana tjetër edhe teza e korigjimit te kufirit mban pezull njohjen reciproke.

(a.m.dosja.al)

Shto Koment