Dritan Abazoviç e konfirmon! Mali i Zi merr pjesë në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur
PODGORICË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e radhës të “Ope...
PODGORICË- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e radhës të “Ope...
Edi Rama TIRANË- Deklarata e kryeministrit Edi Rama për të ngritur një bazë detare të NATO-s në vend ka tërheuqr e...
Foto ilustruese ITALI- 7 shqiptarë dhe 1 italian janë arrestuar nga policia në Parma pas një hetimi të gjatë disa vjeç...
Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përcaktuar sot përbërjen e dy komis...
KOSOVË– Pozitë dhe opozitë janë bërë bashkë sot në konferencën “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi” të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).
Derisa partia në pushtet vlerësoi se janë të përgatitur për këtë proces, opozitarët thanë se Qeveria Kurti është e papërgatitur për dialogun.
Nga ana tjetër, arritja e marrëveshjes finale po shihet si larg e arritshme edhe nga KDI.
Madje, ajo ngriti dyshime edhe nëse do të duhej të quhet faza finale e dialogut, pas deklaratat të djeshme të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se nuk do ta njeh Kosovën.
Krahas kësaj, Kusari-Lila tha se gjitha marrëveshjet e kaluara, që janë vlerësuar të dëmshme do të vinë me propozime të reja, si këshilli nacional i pakicave, alternativë e asociacionit.
“Dialogu Kosovë-Serbi përfshinë dy palë, Kosovën dhe Serbinë, vetëm dje e kemi dëgjuar presidentin serb në dy deklarata që janë në kundërshti me secilën normë ndërkombëtare, e cila tashmë është e konfirmuar. E para që Kosova është shtet i pavarur dhe tash bëhen 11 vjet nga vendimi i GJND-së që nuk ka pasur shkelje në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe e dyta me mohimin e serishëm të gjenocidit në Bosnje. Të gjitha përpjekjet mund t’i bëjmë në Kosovë, të kemi unitet brenda krerëve institucionalë, të kemi bashkërendim të qëndrimeve edhe me partitë opozitare, por dialogu nuk mund të ketë rezultat për faktin se në anën tjetër është një udhëheqës siç është Vuçiq, pjesë e estabilishmentit të Millosheviqit dhe mundemi të takohemi prapë në formate të tilla të kërkojmë rezultat dhe i njëjti nuk mund të jetë pa qenë dy palët. Tash e kemi një ri-konfirmim të qëndrimit të Serbisë që duhet të kemi kujdes edhe kur themi se jemi në fazën finale të dialogut. A dëshirojmë finale të dialogut me një president që thotë se nuk e njoh pavarësinë e Kosovës, ku kryesorja dhe përmbajtjesorja është njohja e ndërsjellët?”, tha ajo.
Por, kritika ndaj qasjes së Qeverisë Kurti për dialogun adresoi shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, derisa tha se qëllimi nuk duhet të jetë vetëm tek njohja reciproke, por edhe anëtarësimi i Kosovën në OKB.
“Nuk ka një agjendë, e cila mund të diskutohej ndërmjet partive në pushtet dhe partive opozitare. E shoh një qasje të gabuar të pikënisjes së qeverisë sonë. Kur jemi te njohja, unë nuk besoj që qëllimi jonë final duhet të jetë njohja Kosovë-Serbi. Këtu është gabimi që ne e bëjmë, sepse edhe nëse ajo ndodh dhe pengesën e kemi në Këshill të Sigurimit nga Rusia dhe Kina, realisht Republika jonë nuk po arrin të përmbyllë subjektivitetin ndërkombëtar”, tha ai.
Ndërsa, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se Qeveria Kurti po improvizon dhe po taktizon në këtë proces. Ai tha se qasja e ekzekutivit për marrëveshjen e Uashingtonit është e dëmshme për Kosovën.
“Duket se ka një mos përgatitje për këtë temë, sikur ka improvizime dhe taktizime në hapa, por jo pozicion të qartë të Kosovës për këtë proces. Qasja fillestare tregon për qasjen jo serioze që ka kjo qeveri. Ne të gjitha dokumentet ia kemi dorëzuar në pranim-detyrën, përkundër që ne nuk kemi pranuar asgjë që kemi marrë”, tha Selmanaj.
Kritika për përmbajtjen e propozimeve të kryeministrit Kurti në takimin e parë me presidentin Vuçiq adresoi edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
“Kryeministri Kurti nuk ka strategji, ka taktizim, aspekti strategjik mungon, ka taktika. Në aspektin taktik ka vepruar mençur duke çuar katër pika, pasi shkoi edhe ai me propozim. Mirëpo, në dialog me fasilitues si BE nuk është taktika, por përmbajtja dhe strategjia, e cila ishte katastrofë. Kërkoi nga CEFTA të bëhet SEFTA, e që në esencë është mini-Shengen”, tha ai.
Nga ana tjetër, hulumtuesja në KDI, Violeta Haxholli u shpreh skeptike për arritjen e shpejtë të një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.
“Që nga fillimi i procesit, Kosova dhe Serbia e kanë përcjellë ndryshe normalizimin, duket se edhe në këtë fazë Kosova dhe Serbia kanë definicione të ndryshme se si duhet të duket ajo marrëveshja përfundimtare. Prandaj edhe arritja e kësaj marrëveshje po duket shumë e vështirë dhe ende larg”, tha ajo.
Pjesë e kësaj konference për dialogun Kosovë-Serbi, ishte edhe ambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Thomas Kelly, i cili kërkoi një rol më aktiv të Kuvendit në këtë proces./ Kosovapress.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar sot se i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti, raportin e Dep...
GREQI-Aktori me famë botërore Antonio Banderas do të jetë në Greqi javën e ardhshme ku do të xhirojë skenat e fillimit të filmit “The Enforcer”, të cilat po zhv...
GREQI– Hetimi vazhdon për arsyet që e çuan biznesmenin grek, Stavros Dogiakis të vetëvritej. Ai qëlloi veten në kokë, pasi kishte shënjestruar më parë ze...
BRUKSEL- Agjencia e BE-së për kontrollin e sëmundjeve ka bërë thirrje për vaksinim më të shpejtë në Europë pasi varianti shumë i transmetueshëm Delta i Covid pa...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ligji hungarez që ndalon përmbajtjen arsimore LGBTQ (homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual) për fëmijët ësh...
AUSTRI-Rreth 1500 notarë nudistë janë zhytur në ujërat e akullta të Tasmanisë duke festuar solsticin veror 2021, ku temperatura ishte vetëm 3 gradë celsius ndër...
BRITANI- Dhjetëra mijëra qytetarë të BE-së që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të pajisen me një njoftim zyrtar 28-ditor nëse ata nuk kanë arritur të aplikoj...
KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar edhe 1 viktimë nga COVID-19.Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 20 raste të reja të infektua...
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kandidatët që duan të hyjnë në garë për kryetar partia duhet që të shpallin kandidaturën e tyre deri më...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Francë, ku pasdite do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.Në këtë udhët...