Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Hoti: Skender Hyseni në Bruksel flet në emrin tim

Përmes një konference për mediat ka deklaruar se nesër në takim do të jetë edhe Ibrahim Makolli, ku do të diskutohet për çështjen e të pagjeturve.
Featured image of article: Dialogu Kosovë-Serbi/ Hoti: Skender Hyseni në Bruksel flet në emrin tim Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti

KOSOVË– Një ditë më parë kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti emëroi si koordinator të Kosovës për dialogun me Serbinë Skender Hyseni.

Pas këtij emërimi erdhën shumë komente dhe reagime për faktin që Hoti ka zgjedhur pikërisht Hysenin në këtë pozitë mjaftë të rëndësishme sa i takon dialogut.

Ndërkohë kryeministri Hoti këtë të mërkurë ka dhënë detaje në lidhje me pozicionin e koordinatorit të ri për dialogun, Skender Hyseni.

Përmes një konference për mediat ka deklaruar se nesër në takim do të jetë edhe Ibrahim Makolli, ku do të diskutohet për çështjen e të pagjeturve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në përputhje me platformën tonë, unë kam emëruar Skender Hysenin si koordinator për shtetëror. Ai flet në emër timin. Ai ka kompetencë të më përfaqësojë mua. Nesër ai është në Bruksel bashke me zotin Makolli për të draftuar marrëveshjen finale për të pagjeturit.”-është shprehur Hoti.

Por kujtojmë se emërimin e Hysenit në këtë pozitë e ka mirëpritur dje edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Hyseni ka kompetencë të plotë të diskutojë për marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment