Politike

Dialogu Kosovë-Serbi, Bumçi akuza Ramës: Mori rol paternalist, i dha Vuçiçit kapital politik

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ndihmoi presidentin serb, Aleksandë Vuçiç për të marrë kapital politik, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Featured image of article: Dialogu Kosovë-Serbi, Bumçi akuza Ramës: Mori rol paternalist, i dha Vuçiçit kapital politik Edi Rama, Aleksander Vucic, Aldo Bumci

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, ka komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e Shqipërisë. I ftuar në emsionin “Java”, Bumçi akuzoi kryeministrin Rama, se me kursin e ri që nisi, i hapi rrugë Serbisë. Ish-deputeti demokrat tha gjithashtu, se Rama po merrte një rol paternalist, i cili i dha Vuçiçit, kapital politik.

Zoti Rama nisi një kurs të ri, pajtim shqiptaro-serb. Kemi Kosovën, ajo i vendos termat e pajtimit. Rama e takoi Vucicin aq shpesh. Arriti deri aty sa bëri të dukej se Tirana është aktor për pajtimin. Zoti Rama tejkaloi ato vija dhe po merrte një rol paternalist. Serbisë kjo i përshtatej. Vuçic mori kapital politk, unë me shqiptarët merem vesh, por me Kosovën asnjë hap përpara. Devijimi që u bë në politikën e jashtme, i hapi rrugë Serbisë. Jemi në pikën më të ulët që nga bombardimet e NATO-s“, tha Bumçi.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dështoi për shkak të publikimit të aktakuzës të Prokurorisë Speciale për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kreut të PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarëve të UÇK. Menjëherë pas publikimit të akatakuzës, Thaçi anuloi takimin për rinisjen e dialogut në Washington dhe të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Avdullah Hoti një ditë vonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment