Sport

Di Maria: Problemi im i vetëm në Manchester ishte Louis van Gaal

Angel Di Maria ka shpjeguar se ai nuk ka ansjë problem me tifozët e United, problemi i vetëm që kishte ishte trajneri Louis Van Gaal.
Featured image of article: Di Maria: Problemi im i vetëm në Manchester ishte Louis van Gaal

Sulmuesi i PSG, Andel Di Maria u fërshëllye nga tifozët e Old Trafford gjatë fitores së parisienëve me rezultanin 2-0 kundër Manchester United.

Argjentinasi thotë se nuk ka asnjë me problem me ish klubin e tij, pavarsisht pritje që i bënë të martën e kaluar.

31 vjeçari u sulmua nga tifozët pergjatë 90 minutave të lojës, me fishkëllima dhe të bërtitura pasi luajti një rol kryesor në fitoren e Parisit duke dhënë kështu 2 asiste.

United pret sanksione nga UEFA pasi në drejtim të  argjentinasit u hodhën edhe shishë birre.

Di Maria insiston se problem i vetëm që kishte kur ihste ne Manchester, ishte trajneri i asaj kohe Louis van Gaal.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pritja ishte e vështirë nga tifozët, por unë e dija që kjo do të ndodhte.

Por siç e kam thënë edhe më parë, unë nuk kam anjë inat as me tifozët as me klubin.

Disa gjëra ndodhën në kohën kur unë isha këtu dhe tifozët i morën keq ato. Unë kisha problem vetëm me trajnerin.

Angel Di Maria, futbollist i PSG

Pasi fitoi Champions League me Realin e Madridit, Di Marin u tranferua në Manchester për shifrën e 60 milion paundëve, duke u larguar vetëm një vit më pas në drejtim të Parisit.

B.N/dosja.al

Shto Koment