Diaspora

Dhuroi 600 maska në spitalin Grevena, Presidentja e Greqisë uron rrobaqepësen shqiptare  

FOTO
Ka qenë vetë Presidentja Ekaterina Sakellaropoulou, ajo që ka telefonuar shqiptaren dhe e ka uruar për këtë gjest. Në një postim në Facebook, Presidentja e Republikës vëren se në këto kushte të papara nga pandemia e koronados gjejmë “ofertën vullnetare të përditshme”.
Featured image of article: Dhuroi 600 maska në spitalin Grevena, Presidentja e Greqisë uron rrobaqepësen shqiptare   Elena Agolli dhe Ekaterina Sakellaropoulou
Përditësuar:

GREQI– Një rrobqepëse shqiptare është nderuar nga Presidentja e Republikës Greke, pasi ka qepur dhe dhuruar 600 maska për spitalin Grevena. Ka qenë vetë Presidentja Ekaterina Sakellaropoulou, ajo që ka telefonuar shqiptaren dhe e ka uruar për këtë gjest. Në një postim në Facebook, Presidentja e Republikës vëren se në këto kushte të papara nga pandemia e koronados gjejmë “ofertën vullnetare të përditshme”.

Rrobaqepësit e  modave bëjnë maska, mësuesit vazhdojnë kurse online, bizneset ofrojnë mbështetje financiare dhe logjistike. Akte të tilla na japin një mundësi unike për të rimenduar vlerat tona njerëzore dhe mënyrën se si ne organizojmë marrëdhëniet tona personale, familjare dhe shoqërore,”- shprehet Sakellaropoulou.

Rrobaqepësja shqiptare Elona Agolli, pronare i dyqanit në Grevena, iu përgjigj kërkesës së spitalit Grevena për të bërë 600 maska dhe madje refuzoi të paguhej për to, kur zyrtarët e spitalit kërkuan një çmim për të bërë pagesën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë nga ana tjetër, Agolli kishte harxhuar nëntë ditë për të qepur 600 maskat që kanë një leckë të dyfishtë dhe një filtër special midis tyre. Këta janë shqiptarët në Greqi, ambasadoret e vertetë që përfaqësojnë Shqipërinë në vendin ku jetojnë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment