LIVE UPDATES
Bota

Dhurohen 1 miliardë doza vaksina për vendet e varfëra/ Samiti i G7: Ne nuk po e bëjmë këtë për favore, por për t’i dh

11 Qershor 2021, 15:51 Nga DOSJA
Dhurohen 1 miliardë doza vaksina për vendet e varfëra/ Samiti i

BRITANI- Kryeministri britanik Boris Johnson tha se vendet e G-7-ës që do të takohen të premten, do të njoftojnë për një plan për të dhuruar një miliardë doza vaksinash për COVID-19 në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Njoftimi i zotit Johnson erdhi të enjten pasi Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se administrata e tij po dhuron 500 milionë doza të vaksinës Pfizer, gjysmën e sasisë që do të japin të gjitha vendet e G-7-ës, për 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, e cila po udhëton me presidentin na dërgoi këto hollësi.

Pas takimit të tij të nivelit të lartë me kryeministrin britanik Boris Johnson, mikpritës i samitit të G-7ës këtë vit, erdhi një njoftim i rëndësishëm nga Presidenti amerikan Joe Biden.

“Shtetet e Bashkuara do të blejnë 500 milionë doza vaksinash Pfizer për COVID-19 për t’ua dhuruar gati 100 vendeve që kanë nevojë urgjente për të luftuar kundër kësaj pandemie”,- tha presidenti.

200 milionë prej vaksinave Pfizer do të shpërndahen deri në fund të vitit 2021 dhe 300 milionë të tjera deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ato u shtohen 80 milionë vaksinave të premtuara tashmë nga SHBA për t’u shpërndarë deri në fund të muajit.

“Dhurimi i vaksinave nga ana jonë nuk përfshin presion për favore ose lëshime të mundshme. Ne po e bëjmë këtë për të shpëtuar jetë, për t’i dhënë fund kësaj pandemie,” tha zoti Biden.

Duke njoftuar planet e tij për donacionin e vaksinave në prag të samitit të G-7ës, presidenti Biden po nxit grupin e vendeve të pasura të ndjekin shembullin e tij. Ai gjithashtu po hedh poshtë akuzat se Shtetet e Bashkuara po mbajnë pa përdorur, shuma të mëdha vaksinash.

“Ai po përpiqet të sinjalizojë se Amerika nuk është e përqendruar vetëm tek vetja, gjë që mendoj se ka qenë një shqetësim i thellë jo vetëm në vitet e Trumpit por edhe gjatë pandemisë kur për një kohë të gjatë Shtetet e Bashkuara nuk po i ndanin vaksinat me vendet e tjera. Mendoj se ai po vihet nën presion për ta bërë këtë dhe për të marrë një rol drejtues”,– thotë Leslie Vinjamuri me organizatën Chatham House.

Disa orë pas njoftimit të Bidenit, kryeministri Johnson tha se Britania do të jepte të paktën 100 milionë doza vaksinash. Ai pret që G-7a të premtojë të dhurojë një miliard doza gjatë këtij samiti.

Kompania Pfizer bën vaksina të prodhuara jo duke përdorur forma të dobësuara të virusit, por kodet gjenetike të patogjenit.

“Deri më tani, të dhënat tregojnë se vaksina jonë ka qënë e efektshme ndaj të gjitha llojeve ekzistuese të varianteve”, -thotë Alber Bourla, drejtor ekzekutiv i kompanisë Pfizer.

Ndërsa aktivistët e përshëndetën planin e Bidenit, ata kërkojnë që vendet e pasura të bëjnë më shumë për të ndihmuar vaksinimin e botës, veçanërisht ato vende që kanë më shumë doza sesa u duhen.

“Ndërsa këto doza nuk ekzistojnë sot, dhe natyrisht, vendet kanë detyrimin që me të vërtetë të përshpejtojnë programet e vaksinimit të popullatave të tyre të brendshme, ata kanë kontrata blerjeje për më shumë doza sesa u nevojiten. Ata duhet të negociojnë tani, për t’i drejtuar këto teprica tek vendet në nevojë. Kjo është çështja urgjente për të cilën G-7a duhet të bjerë dakort”,- thotë Tom Hart, drejtor ekzekutiv në detyrë i fushatës One.

Dozat do të shpërndahen përmes programit COVAX, mekanizmi i Kombeve të Bashkuara për ndarjen e vaksinave. Kjo do t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë 3.5 miliardë dollarë, 2 miliardë dollarë prej të cilave do të paguhen me fondet e premtuara tashmë për programin COVAX.

Marrë nga VOA

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alber bourla boris johnson covax covid-19 g7 joe biden tom hart vaksina pfizer alber bourla boris johnson covax covid-19 g7 joe biden tom hart vaksina pfizer

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni