Politike

‘Dhuro një abetare’/ Kastriot Dervishi: Kuvendi duhet të bëjë kurs intesiv për shkresat zyrtare (Foto)

Shkak për këtë është “koka” e një shkrese të Kuvendit ku koka është shkruar gabim, dhe në vend që të shkruhet institucioni është shkruar posti i “Zëvendës kryetares”.
Featured image of article: ‘Dhuro një abetare’/ Kastriot Dervishi: Kuvendi duhet të bëjë kurs intesiv për shkresat zyrtare (Foto) Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivit në Ministrinë e Brendshme

TIRANË- Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shkruan se Kuvendi i Shqipërisë është institucioni i parë që shkel ligjin në përpilimin e shkresave zyrtare.

Shkak për këtë është “koka” e një shkrese të Kuvendit ku koka është shkruar gabim, dhe në vend që të shkruhet institucioni është shkruar posti i “Zëvendës kryetares”.

Reagimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Asnjë shkresë zyrtare nuk e bëjnë si duhet
Kuvendi i Shqipërisë, është i pari që shkel ligjin në përpilimin e shkresave zyrtare. Nuk ka se si të mos japë shembullin e keq. Jemi apo s’jemi në kohën e administratës më shkatarraqe që kemi pasur? “Zëvendëskryetarja”, këtë rast, apo kryetari e sekretari i përgjithshëm në raste të tjera, nuk janë institucione, por zyrtarë. Kësisoj funksioni nuk vendoset në kokat e shkresave zyrtare (është për institucionin aty), por vetëm në pjesën e poshtme nënshkruese. Ec e të flasësh me këta për njohje ligji pastaj. Këta janë për kurs intensiv shkresash të gjithë.

Shkresa e publikuar nga Kastriot Dervishi

(F.g/dosja.al)

Shto Koment