Showbiz

Dhurata Dora në median gjermane, Instyle i dedikon artikull këngëtares

Portali gjerman Instyle ka shkruar artikull për interpretuesen e hitit “Zemër”, Dhurata Dora ku ndër të tjera është përmendur që është pjesë e fushatës “Puma”, njësoj si Dua Lipa, Cara Delevigne dhe Winnie Harlow Teil.
Featured image of article: Dhurata Dora në median gjermane, Instyle i dedikon artikull këngëtares Dhurata Dora

GJERMANIDhurata Dora është këngëtarja që mban autorësinë e shumë hiteve ku ndër të tjera përflitet shpesh dhe për vokalin e saj tejet të veçantë.

Paraqitjet e ndryshme skenike kanë bërë që ajo të marrë edhe vëmendjen e mediave gjermane. Ka qënë portali gjerman Instyle ka shkruar artikull për interpretuesen e hitit “Zemër”, Dhurata Dora ku ndër të tjera është përmendur që është pjesë e fushatës “Puma”, njësoj si Dua Lipa, Cara Delevigne dhe Winnie Harlow Teil.

“Të marrësh pjesë në fushatën ‘Ajo Na Lëviz’ dhe ta përfaqësosh atë si e bija e një emigranti që ka gjetur më të mirën mes dy botëve kulturore do të thotë shumë për mua,” citohet të ketë thënë Dhurata.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në shkrim përmendet edhe fakti se si këngëtarja shqiptare është rritur në Nuremberg, Gjermani.

Dhurata Dora

Për projektet muzikore ,Dora ka bërë me dije se këngën e re do ta publikojë përgjatë muajit qershor.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment