Rajoni

Dhunuan një të mitur afër shkollës/ Nis hetimi për dy policët në Kosovë, pezullohen nga detyra

  • E rëndë! Publikohen pamjet kur dy policë në Kosovë dhunojnë të miturën, efektivja se lëshon nga duart: Ti mu lopë a?
  • Pas hetimeve paraprake është marrë vendimi që të dy, të pezullohen, deri në përfundim të hetimeve.
    Featured image of article: Dhunuan një të mitur afër shkollës/ Nis hetimi për dy policët në Kosovë, pezullohen nga detyra PAmje nga ngjarja

    KOSOVË-Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim, për dy policët, të cilët janë shfaqur në një video ditën e sotme duke dhunuar një te mitur. Ndërkohë, pas hetimeve paraprake është marrë vendimi që të dy, të pezullohen, deri në përfundim të hetimeve.

    “Hetuesit e IPK-së pas publikimit të videos në medie janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast që kanë përfshirë marrjen e deklaratave si dhe sigurimin e disa video incizimeve. Pas disa veprimeve hetimore fillestare, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar pezullimin e dy zyrtarëve policorë (një zyrtare policore dhe një rreshter policor) që janë përfshirë në këtë incident,“-thuhet në njoftimin e policisë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Një video tronditëse është publikuar ditën e sotme nga mediat në Kosovë. Një oficere policie në bashkëpunim me kolegun e saj janë xhiruar duke dhunuar në afërsi të një shkolle, një vajzë të mitur.

    (k.a/dosja.al)

    Shto Koment