Aktualitet

Dhunuan me grushta jashtë lokalit 26 vjeçarin, shpallen në kërkim autorët

Ngjarja ndodhi në orën 22:00 në lagjen '28 Nëntori' në ambientin e jashtëm të një lokali. I riu mori plagë të rënda ndaj u transportua menjëherë në spitalin e Elbasanit.
Featured image of article: Dhunuan me grushta jashtë lokalit 26 vjeçarin, shpallen në kërkim autorët

ELBASAN–  Një 26 vjeçar është dhunuar nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Ngjarja ndodhi në orën 22:00 në lagjen ’28 Nëntori’ në ambientin e jashtëm të një lokali. I riu mori plagë të rënda ndaj u transportua menjëherë në spitalin e Elbasanit.

Ndërkohë policia vijon punën për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Njoftimi i plotë i policisë: Elbasan

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rreth orës 22:00, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e jashtme të një lokali në rrethana ende të paqarta është goditur me grushta shtetasi M.M., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet e shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna intesive për kapjen e tyre.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment