
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 41-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij minorene. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi S.Q. 41 vjeç.
Ai është kapur duke dhunuar në banesë vajzën e tij 17 vjeçe, dhe tashmë kjo e fundit do të ketë urdhër mbrojtje.
“Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari. Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 41 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij minorene, shtetases K. Q., 17 vjeçe, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”, njofton Policia.
(A.B. Dosja.al)