KRYESORET
Aktualitet

Dhunoi gruan dhe nënën e tij, e moshuara: Ai pi kokainë, është bërë i padurueshëm

16 Janar 2022, 14:56 Nga DOSJA
Dhunoi gruan dhe nënën e tij, e moshuara: Ai pi kokainë,

TIRANË – Dy gra, njëra nëna dhe tjetra gruaja, u sulmuan nga burri i shtëpisë, i cili gjithë mllefin e një dite të vështirë e ka shfryrë ndaj të ëmës. Por pikërisht, teksa ai ishte duke i kërkuar para të ëmës dhe po i bërtiste, ka ndërhyrë e shoqja, e cila e nevrikosur nga sjellja e burrit i ka kërkuar atij mos ta prekë të moshuarën.

“Në një moment, ai erdhi përballë meje, i thashë largohu dhe po i përsërisja mos i bërtit vjehrrës sime, pra nënës së tij. Por ai u tjetërsua dhe veç po na qëllonte të dyjave”, thotë L.P., e dëshpëruar pas një viti dhunë.

Gruaja, sipas policisë numër 5, e cila citon detaje nga dosja për Gazetasi.al, përmend në denoncim, se durimi i saj mori fund kur pa që i shoqi po bëhej agresiv edhe me të ëmën e tij. Çifti ka tre fëmijë, sipas burimeve të policisë dhe më i madhi është në moshën 15 vjeç.

“Ai nuk di ç’të bëjë më, pati një periudhë që ai vetëm më rrihte mua, kishte probleme tek puna e tij dhe kthehej në shtëpi e më rrihte. Nuk i ndizte makina atij dhe kthehej më rrihte, për çdo gjë që nuk i ecte, mbushej me nerva dhe më rrihte”, – shton më tej l.

Ditën e fundit të dhunës për të, ajo u bë jo vetëm viktimë e sulmit të radhës, por edhe dëshmi e dhunës ndaj F., nëna e moshuar e bashkëshortit. Të dyja gratë e kishin mbështetur vazhdimisht njëra tjetrën, kryesisht vjehrra, që sipas L., shumë herë i thoshte: “Duroje se 5 minuta janë nervat e tij“.

“Im shoq hyri në shtëpi, pyeti ku janë paratë. Ishte marrë tërë ditën me makinën. Nuk iu përgjigja, pasi nuk e kuptova çfarë parash kërkonte prej meje. U afrua dhe me goditi me shuplakë, si përherë u ngrita dhe dola jashtë  që mos të humbja ekuilibrin dhe sepse sa herë më sulmonte kohët e fundit, dilja qëndroja jashtë sa qetësohej”.

Por dhuna nuk është mbyllur këtu. Nëna e tre fëmijëve ka dëgjuar të bërtitura. I shoqi është drejtuar nga nëna e tij, me të njëjtën kërkesë. Kërkonte para.

“E ëma i tha, ‘mirë, do t’i jap unë, ja të shoh ç’kam nga pensioni, veç na lër të qeta’, por ai bërtiste dhe ofendonte pa pushuar’. E qëlloi, se dëgjova të përplasura dhe hyra e kapa nga pas nga bluza”, – kujton denoncuesja në polici. Pasi e ka pyetur se ç’po bënte me të ëmën, ai është kthyer dhe e ka goditur me bërryl dhe në këtë çast, gruaja është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat. “Nuk mbaj mend derisa ka ardhur policia, telefonatën duhet ta ketë kryer vjehrra“, – shprehet më tej në fashikull e reja.

Policia i thotë Gazetasi.al se nga shenjat e përshkruara nga të dyja gratë, burri i dhunshëm përpos tempreramentit të tij të pakontrolluar, ka dyshime se mund të ketë varësi nga lëndët narkotike.

Kjo shpjegon kërkesat e tij për para. I rrezikshëm është përshkruar A.P., edhe nga e ëma, e cila tregon se ai është kthyer në një burim ankthi për të, të shoqen dhe tre fëmijët. E pyetur se çfarë pi i biri, e moshuara tregon: “Ai pi nga ajo që thithet me hundë, është bërë i padurueshëm, nuk e dimë çfarë do dhe si bëhet një moment, nuk është në momentin tjetër. Njëherë thotë dilni se dua qetësi, pastaj kërkon para, pastaj pyet ku jeni”, – përshkruan F., sipas burimeve të Gazetasi.al.

E moshuara e përshkruan djalin e saj si një njeri të mirë, që filloi të ndryshojë atëherë kur u vështirësua puna dhe burimi i të ardhurave. Ditën e fundit të sulmit, e moshuara tregon se kur i biri hyri në shtëpi, ajo mori kurajë dhe kur e dëgjoi që po i bërtiste nuses së tij, doli në mes të dhomës dhe e pyeti: “Çfarë ke? Pse po bërtet dhe të dëgjon lagjia? Im bir u përgjigj, nuk kam asgjë, as me ty, as me gruan dhe as me një. E kam me veten time”, – citon e moshuara F., të ketë thënë ai.

Por e moshuara, shton se një moment më vonë, ai u tjetërsua, u binte xhamave dhe sipas saj, ai po sillej si një i çmendur.

“Kur kërkoi paratë dhe po nxitoja t’i nxirrja, ai më qëlloi, pastaj erdhi nusja po e mbante, e qëlloi dhe atë. E pyeta pse u bëre kështu? Nuk e di nga i vjen kjo gjendje, ai është përkeqësuar, ai nuk është djali që kam lindur dhe kam rritur unë”, – këmbëngul e moshuara.

Policia bën me dije se ka arrestuar menjëherë 44-vjeçarin për dhunë në familje, ndërkohë që e ëma, shton në denoncimin që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, “si nënë e tij kam merak dhe ju lutem shteti të më ndihmojë që ta çojmë diku në njërin nga spitalet e këtij shteti për ta kuruar, pasi ai nuk është sjellë ndonjëherë kaq agresiv sa këto kohë. Mendoj se shoqëria e tij i kanë bërë diçka të keqe”, – mbyll dëshminë 73-vjeçarja.

Të dyja gratë, janë pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, kurse kryefamiljari ka përfunduar në qeli. Sipas policisë, familja me 6 anëtarë mbahej nga pensioni i të moshuarës dhe nga puna si shofer i 44-vjeçarit, i cili ka thënë vetëm këtë fjali: “Nuk e di për çfarë e keni fjalën, nuk mbaj mend asgjë”.

Marrë nga “Gazeta Si”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?