Sport

Dhunoi gjyqtarin e ndeshjes, futbollisti i Mirditës dorëzohet në polici

Pas ngjarjes së ndodhur, Marku u largua nga vemdi i ngjarjes më anë të dhonave të zhveshjes, ku dhe i shpëtoi policisë.
Featured image of article: Dhunoi gjyqtarin e ndeshjes, futbollisti i Mirditës dorëzohet në polici Foto nga stadiumi në Cërrik

CËRRIK- Futbollisti Armando Marku është dorëzuar në polici pas dhunimit që i bëri gjyqëtarit Klajdi Qëndraj gjatë ndeshjes së Sopotit dhe Mirditës. Pas ngjarjes së ndodhur, Marku u largua nga vemdi i ngjarjes më anë të dhonave të zhveshjes, ku dhe i shpëtoi policisë.

Por sipas burimeve, Marku më vonë u vetëdorëzua në policinë e Cërrikut, ku dhe më pas është marrë në pyetje nga efektivët e policisë. Ndërkohë që Marku nuk duhet që të merrte pjesë në këtë ndeshje për shkak se ishte dënuar nga FSHF me 12 muaj pezullim. Por Marku arriti që të merrte pjesë në ndeshje nën emrin e futbollistit Ylli Gjegja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më parë gjatë zhvillimit të ndeshjes së Sopotit dhe Mirditës, një lojtar i kësaj të fundit ka goditur gjyqtarin e ndeshjes. Pas këtij aktij akti, ndeshja u pezullua.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment