Sport

Dhunoi futbollistin kundërshtar, kush është Çoli lojtari i Këlcyrës i arrestuar nga Policia e i dënuar disa herë nga Disiplina

Mësohet se ka qenë futbollisti i Këlcyrës, Aristidh Çoli,  që qëlloi lojtarin e Maliqit me iniciale A.XH, i cili momentalisht ndodhet në spitalin e Gjirokastrës, pas goditjes së rëndë që mori në nofull.
Featured image of article: Dhunoi futbollistin kundërshtar, kush është Çoli lojtari i Këlcyrës i arrestuar nga Policia e i dënuar disa herë nga Disiplina Aristidh Çoli, futbollist i Këlcyrës

KËLCYRË- Detaje të reja janë mësuar nga episodi i dhunës në ndeshjen Këlcyra-Maliqi, ku është dhunuar një futbollist dhe ësthë tentuar të qëllohet trajneri i verilindorëve.

Mësohet se ka qenë futbollisti i Këlcyrës, Aristidh Çoli,  që qëlloi lojtarin e Maliqit me iniciale A.XH, i cili momentalisht ndodhet në spitalin e Gjirokastrës, pas goditjes së rëndë që mori në nofull.

Por Çoli nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi vetëm 2 javë më parë u arrestua së bashku me disa miqtë e tij, pasi luanin në mënytë të palighshme poket në një banesë të marrë me qera.

Po ashtu futbollisti i Këlcyrës sezonin e kaluar është dënuar disa herë nga Komisioni i Disiplinës për dhunë ndaj kundërshtarëve, por dhe pas këtyre dënimeve ai vijon ende të luajë dhe të jetë një nga lojtarët e rëndësishëm të ekipit të tij.

Dhuna është rishfaqur sot në ndeshjen Këlcyra-Maliqi. Një prej fubollistëve të Këlcyrës ka dhunuar kundështarin, i cili tashmë ndodhet në spital. Trajneri i Maliqit u shpreh pas ndeshjes se të gjithë ishin të friksuar. Këlcyra ka reaguar dhe shprehet se ndeshja ka qenë brenda normave.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment