Aktualitet

Dhunoi dy persona, arrestohet 36-vjeçari në Durrës, procedohet 40-vjeçari që po ndërtonte një mur pa leje rreth shtëpisë së tij

Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi V. K., pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues në banesën e tij, pa lejen përkatëse. 
Featured image of article: Dhunoi dy persona, arrestohet 36-vjeçari në Durrës, procedohet 40-vjeçari që po ndërtonte një mur pa leje rreth shtëpisë së tij Foto Ilustruese
Përditësuar:

DURRËS– Një 36-vjeçar me inicialet L.Ll është vënë në pranga pasiakuzohet se ka dhunuar me mjete të forta dy persona.

Mësohet se 36-vjeçari është vënë në pranga pasi më datë 26.04.2020, ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta qytetarin me inicialet V. K., 40 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe gruan me inicialet A. K., 39 vjeçe.

Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi V. K., pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues në banesën e tij, pa lejen përkatëse. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: L. Ll., 36 vjeç, banues në Sukth, pasi më datë 26.04.2020, ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta shtetasin V. K., 40 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe shtetasen A. K., 39 vjeçe. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. K., pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues në banesën e tij, pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”,”Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Ndërtim pa leje”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment