Aktualitet

Dhunoi dhe kërcënoi babain, arrestohet 43-vjeçari në Mirëditë, policia i gjen arsenal armësh në banesë (VD)

43-vjeçari me iniciale A.N iu gjet në banesë një pistoletë dhe një automatik fishek. Ai u arrestuar pasi dhunonte dhe kërcënonte të atin.

Mirditë– Një 43-vjeçar është arrestuar në Mirditë pasi ka dhunuar babain e tij. Gjatë kontrollit në banesë policia ka gjetur edhe armë dhe municione. Mësohet se 43-vjeçari me iniciale A.N iu gjet në banesë një pistoletë dhe një automatik fishek.

Njoftimi i policisë:

Ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj babait e tij duke e kanosur me armë zjarri, arrestohet në flagrancë nga Policia

Gjatë kontrollit, i sekuestrohen armë dhe municione.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N.( T.), 43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë.

Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 – vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë

– 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë

– 15 fishekë luftarakë model 56

Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment