Aktualitet

Sulmohet me gurë qendra shëndetësore në Elbasan, Balla: Basha e Kryemadhi frymëzojnë akte të tilla! Policia distancohet: Ishte një i dehur, vijojmë hetimet (NGJARJA)

  • Policia e Shtetit sqaron sulmin ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan: Një i dehur theu xhamat…
  • Bardhi: Rama përdor Taulantin për të larguar vëmendjen nga fshehja e viktimave të COVID-19
  • Manastirliu: Frymëzohet nga gjuha e urrejtjes kundër bluzave të bardha (PAMJET)
  • Lirohet ‘rebeli’ që shkaktoi ‘përplasje’ politike në Tiranë (DETAJET)
  • Një sulm me gurë nga një person i dehur në drejtim të qendrës shëndetësore në lagjen Skënderbej në Elbasan, ka shërbyer për të ndezur akuzat politike. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla fajëson Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin se me akuzat e tyre në drejtim të stafit mjekësor në Shqipëri, frymëzojnë akte të tilla. Arrestohet agresori.
    Përditësuar:

    ELBASAN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan sipas kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Bëhet fjalë për një sulm në qendrën shëndetësore Fushë Mbret në Elbasan. Në një video të shpërndarë për mediat, ku Balla shkoi vetë për të parë dëmtimin e qendrës që ishte rikonstruktuar dy muaj më parë, socialisti akuzoi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin se sulmi ishte politik.

    Balla, tha se Basha e Kryemadhi, me thirrjet e tyre kundër sistemit shëndetësor, kanë motivuar këta njerëz të papërgjegjshëm që sulmojnë qendrat shëndetësore.

    “Mjaftojnë thirrjet e 2-3 politikanëve, personifikim i së keqes që të motivojnë njerëz të papërgjegjshëm, të cilët marrin guximin dhe godasin me gurë qendrën shëndetësore e cila u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kësaj zone. Janë më shumë se 7 mijë banorë që marrin shërbim këtu. E rikonstruktuar tërësisht sipas të gjitha standardeve, vetëm dy muaj më parë, persona të papërgjegjshëm marrin guximin të godasin këtë godinë e cila është në shërbim të të gjithëve pa dallim partie. Nuk e di ku e gjejnë guximin të godasin mbi institucionet e shëndetit publik. Prandaj, i bëj thirrje Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës, Monika Kryemadhit të heqin dorë nga balta kundër bluzave të bardha në këto ditë të vështira. Janë mjekët, infermierët, i gjithë stafi spitalor që po bëjnë një punë të shkëlqyer në përballje me këtë armik i cili po godet të gjithë botën. Thirrjet, që motivojnë personat e papërgjegjshëm, me histori morgjesh dhe fshehje të numrit të të vdekurve, duhet të ndalen. Ne jemi Shqipëri dhe Shqipëria ka zakone të përcjelles dhe nderimit të të vdekurve dhe sipas zakonit në Shqipëri nuk mund të fshihen të vdekurit, por jemi të gjithë bashkë për t’i nderuar dhe për të ngushëlluar familjet. Por, akte si ky që ka ndodhur në Elbasan, ku motivimi i poshtër dhe i pisët politik, çon në goditjen e qendrave shëndetësore është i papranueshëm “, tha Balla.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Por si qëndron e vërteta?

    Deri më tani, Policia e Shtetit thotë se sulmi nuk ishte politik, por se një person i dehur ka qëlluar me gurë mbi xhamat e qendrës. Agresori tashmë është ndaluar dhe deri më tani, ngjarja nuk ka asnjë referencë se lidhet me shkaqe politike. Selia blu gjithashtu është përgjigjur duke mohuar akuzat, ndërsa debatit i është bashkëngjitur edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

    (A.B;F.G/Dosja.al)

    Shto Koment