DiasporaRajoni

Dhunohet brutalisht djali i politikanit serb në Kosovë, Kurti: Është një krim bande, qeveria jonë do t’i mbajë njerëzit të sigurtë

Në një postim në Facebook, Kurti shkroi se ky është një krim bande i organizuar dhe ka të bëjë me mos nënshtrimin e Nenad, ndaj Serbisë.   
Featured image of article: Dhunohet brutalisht djali i politikanit serb në Kosovë, Kurti: Është një krim bande, qeveria jonë do t’i mbajë njerëzit të sigurtë Albin Kurti

KOSOVË- Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti ka dënuaar ashpër sulmin ndaj të djalit të poilitikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiç, Nikolla. Në një postim në Facebook, Kurti shkroi se ky është një krim bande i organizuar dhe ka të bëjë me mos nënshtrimin e Nenad, ndaj Serbisë. Ai gjithashtu shkroi se me ardhjen e qeverisë së re në pushtet të gjithë qytetarët do të jenë të sigurtë.

Postimi i plotë:

Me keqardhje të madhe morëm lajmin se sot në Graçanicë, djaloshi 18 vjeçar, Nikolla Rashiq, u rrah brutalisht me armë të ftohta. Nikolla është i biri i Nenad Rashiqit, politikanit demokrat e të mirënjohur serb në Kosovë. Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën. Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurtë. Kërkoj që organet e rendit urgjentisht ta zbardhin këtë rast dhe kriminelët të përgjigjen para drejtësisë, ndërkaq Nikollës i uroj shërim të plotë e të shpejtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nikolla Rashiç u sulmua ditën e djeshme nga disa persona. Gjatë sulmit, Nikolla është dëmtuar në kokë, fytyrë si dhe i janë thyer disa dhëmbë. Dhunimin e djalit të Nenad e ka dënuar Vjosa Osmani, Albin Kurti, Enver Hoxhaj si dhe ambasadori britanik në Kosovë  Nicholas Abbott.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment