Aktualitet

Dhunimi i pacientit në spitalin e Fierit, mjekët japin versionin e tyre: Klima na ka rrahur ne, është denoncuar në Polici, por s’ndërhynë në kohë…

VIDEO
  • “Audioja është manipuluar”, mjekët e spitalit të Fierit mbështesin kolegët që u përfshinë në konflikt
  • Sipas mjekut, policia është vënë në dijeni të personit që shantazhonte vazhdimisht personelin mjekësor, por blutë nuk ndërhynë në kohë.
    Featured image of article: Dhunimi i pacientit në spitalin e Fierit, mjekët japin versionin e tyre: Klima na ka rrahur ne, është denoncuar në Polici, por s’ndërhynë në kohë… Mjeku ne spitalin e Fierit

    FIER– Mjekët e Spitalit të Fierit, kanë dalë ditën e sotme në deklaratë për mediat pas publikimit të lajmit se një pacienti ishte dhunuar nga bluzat e bardha. Njëri prej tyre është shprehur se ishte Klima ai që ka dhunuar vazhdimisht mjekët, madje i ka shantazhuar për një kohë të gjatë. Sa i përket dhunës ndaj pacientit, ai tha se ishte neutralizim dhe kolegu i tij kishte ndërhyrë për të shpëtuar jetën e mjekëve të tjerë.

    Sipas mjekut, policia është vënë në dijeni të personit që shantazhonte vazhdimisht personelin mjekësor, por blutë nuk ndërhynë në kohë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Të ndëruar kolegë, nuk e kam menduar kurrë se do isha në këtë situatë aq të vështirë. Dua ti kërkojë falje kolegut që është përfshirë në këtë situatë, për të mbrojtur jetën time. Pacienti  Klima ka qenë provokues dhe shantazhues në spital, jo vetëm me mua, por me të gjithë. Ka qenë moment ekstrem, gjithkush do reagonte ashtu. Pacienti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nesh, është denoncuar në polici, por ndërhyrja e tyre nuk ka qenë në kohë. Personi në fjalë është rikthyer sërish dhe ditën e tjetër ka vazhduar sërish shantazhimin. Prokuroria ka kërkuar pushimin tonë nga puna”, është shprehur njëri prej mjekëve.

    Videoja teksa dhunohej pacienti u publikua pak ditë më parë nga emisioni investigativ ‘Stop’. Emisioni ka siguruar ekskluzivisht audio-regjistrimin e dhunës që 4 mjekë të spitalit të Fierit kanë ushtruar ndaj qytetarit Ardit Klima. Ky i fundit është arrestuar disa ditë më parë për dhunë ndaj bluzave të bardha.  Në material dëgjohet sesi mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi dhe një tjetër i quajtur Luli, e kanë rrahur dhe fyer Arditin.

    (kle.mu./dosja.al)

    Shto Koment