DiasporaRajoni

“Dhunimi i Nikolla Rashiç”/ Petar Petkoviç mohon akuzat drejtuar Serbisë: Deklarata e Kurtit është hipokrizi 

Gazeta Ekspress shkruan se Petar ka sulmuar Albin Kurtin për deklaratat që ka mbajtur në këtë çështje.
Featured image of article: “Dhunimi i Nikolla Rashiç”/ Petar Petkoviç mohon akuzat drejtuar Serbisë: Deklarata e Kurtit është hipokrizi  Petar Petkoviç,

KOSOVË- Drejtori për Zyrën e Kosovës në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka mohuar të gjitha akuzat në lidhje me dhunimin e djalit të politikanit serb në Kosovë Nenad Rashiç, Nikolla. Gazeta Ekspress shkruan se Petar ka sulmuar Albin Kurtin për deklaratat që ka mbajtur në këtë çështje. Ai i quajti këto deklarata si hipokrizi dhe të paturpshme.

“Përpjekjet e sinkronizuara dhe të drejtuara nga Prishtina për të paraqitur sulmin në të cilin Nikolla Rashiq u lëndua si një lloj ballafaqimi i pretenduar politik me babanë e tij Nenad Rashiq, janë rrotullimet dhe abuzimet më të zakonshme të fëmijëve për qëllime politike. Deklarata e udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që Nikolla Rashiq u rrah si viktimë e politikës së babait të tij, i cili nuk u përkul dhe nuk iu nënshtrua Beogradit, është veçanërisht e paturpshme. Kjo është arsyeja pse kulmi i hipokrizisë dhe vrazhdësisë së Albin Kurtit është të përdorë një situatë të tillë për të sulmuar Serbinë dhe Listën Serbe, dhe Nikolla Rashiqin ta abuzojë atë për lojëra politike në periudhën pas zgjedhjeve në Kosovë dhe Metohi”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nikolla Rashiç u sulmua ditën e djeshme nga disa persona. Gjatë sulmit, Nikolla është dëmtuar në kokë, fytyrë si dhe i janë thyer disa dhëmbë. Dhunimin e djalit të Nenad e ka dënuar Vjosa Osmani, Albin Kurti, Enver Hoxhaj si dhe ambasadori britanik në Kosovë  Nicholas Abbott.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment