Aktualitet

Dhunimi i Anxhelës, Sejko i memeve ironizon ambasadat: Po të jetonte në Astir, Rama do të ishte në Hagë

Teksa ka publikuar edhe reagimet e ambasadave holandeze dhe suedeze, Sejko ironizon heshtjen e ambasadave në lidhje me dhunën e ushtruar në Astir.
Featured image of article: Dhunimi i Anxhelës, Sejko i memeve ironizon ambasadat: Po të jetonte në Astir, Rama do të ishte në Hagë Anxhela dhe Genc Sejko

TIRANË– Djali i njohur i memeve Genc Sejko ka reaguar pas dhunimit të transgjinorit Anxhela në Tiranë. Teksa ka publikuar edhe reagimet e ambasadave holandeze dhe suedeze, Sejko ironizon heshtjen e ambasadave në lidhje me dhunën e ushtruar në Astir.

“Imagjino sikur Anxhela të ishte me shtëpi tek Astiri. Edi Rama do ishte në Hagë sot,”– shkruan Sejko duke nënkuptuar se ambsadat i kanë dhënë më shumë rëndësi dhunimit të transgjinorit sesa dhunimit të një komuniteti të tërë siç është Astiri.

Anxhela është dhunuar dy netë më parë pasi ka marrë pjesë në paradën e lezbikeve në Tiranë. Ky denoncim u bë masivisht në rrjetet sociale, teksa qarkulluan fotot e transgjinorit ku shihej me gjak në fytyrë dhe i rrahur. 

Pas këtij publikimi, ka ardhur reagimi i Komisionit për Mbrojtjen nga Diksriminimi, i Ambasadës Holandeze dhe Suedeze në Tiranë si dhe reagimi i Presidentit Ilir Meta.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment