Aktualitet

Dhunë në burgun e Peqinit/ Të burgosurit ‘VIP’ rrahin gardianët, s’kursejnë as edukatorin (EMRAT)

Të burgosurit rrahin gardianët e burgut të Peqinit. Tre raste dhune përfshirë edhe rrahjen e edukatorit të burgut. Asnjë informacion zyrtar nga Policia. Denoncimi i publikuar më herët tek Berisha.
Featured image of article: Dhunë në burgun e Peqinit/ Të burgosurit ‘VIP’ rrahin gardianët, s’kursejnë as edukatorin (EMRAT)
Përditësuar:

PEQIN- Dy gardianë të burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin, kanë përfunduar në spital me fraktura të rënda pasi janë dhunuar nga të burgosurit. Rasti i parë i regjistruar i dhunës ka ndodhur dy muaj më parë, ku gardiani E.Balla, është rrahur nga një i burgosur me burgim të perjetshëm.

Rasti i dytë, është ai i gardianit E.Dushku, që është dhunuar nga 2 të burgosur me burgim të perjetshëm për vrasje, ndërkohë që të dy gardianët kanë përfunduar në spital me fraktura. Të burgosurit janë transferuar në burgje të tjera, bëjnë me dije burime për Dosja.al.

Gjithashtu mësohet se dy të burgosur me burgim të perjetshëm kanë dhunuar edhe edukatorin e burgut të Peqinit, K. Vogli. Për këto ngjarje nuk ka asnjë raportim nga Policia e Shtetit, ndërkohë që dhuna u denoncua fillimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha, që ka publikuar mesazhin e një qytetari.

Statusi i plotë i Berishës:

Burgjet ku ligjin e bejne baronet e krimit dhe droges!

Miq, burgjet tona jane ferr i vertet per fukarenjte dhe njerezit e pambrojtur. Pothuaj çdo jave vdesin te burgosur te varfer, nga smundje te pamjekuara, keqtrajtim etj.

Kurse miqte e qeveritareve baronet e droges dhe krimit bejne ligjin. Ata rrahin, keqtrajtojne personelin dhe drejtoria e burgjeve mbulon krimet e tyre ndaj punonjesve.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb

Ju pershendes Doktor. Me respektin per ju si qytetar, kam mundesine qe tju shkruaj dicka qe do jete e vlefshme per tu denoncuar, si nje problem real qe po ndodh ne burgjet e vendit.

Ajo qe do te kerkoja nga ju per shkak te besueshmerise se kofedencialitetit, sepse ai qe ma ka thene eshte punonjes i burgut te Peqinit, (polic) me thote se ne kete burg te sigurise se larte ku ka te burgosur te perjetshem, sjellja e te burgosurve me personelin e sherbimit, policet dhe me edukatoret, eshte jo normale.

Para disa muajsh nje polic eshte rrahur gati per vdekje, e moren me barrele nga nje i burgosur apo disa te burgosur per nje shkak te parendesishem,

Po keshtu para disa ditesh nje edukator eshte qelluar nga dy te burgosur. Per keto raste nga drejtoria e burgjeve eshte hedhtur dhe nuk behet ansje denoncim, rastet mbahen te fshehte,. edhe pse kemi te bejme me nje burg te sigurise se larte.

Nga polici ne fjale thuhet se takimet e policeve kur shkojne ne takimet e te burgosurve eshte jashte cdo parametri, ku cdo edukatori apo polici mund ti merret edhe jeta nga te burgosurit dhe askush nuk mban pergjegjesi. Pa folur pastaj per futjen e sendeve dhe lendeve narkotike qe sjellin me pas efekte negative ne sjelljet me personelin.

Shpresoj ne mirekutpimin e kofidencialitetit, pro edhe te vertetesise se informaciponit. Pale te flasesh per niveline punonjesve apo punonjeseve sidomos atyre qe jane caktuar nga partia e Edi Rames qe jane nen nivelin e lejuar , me arsim te blere dhe shkollim te manget

Kete te vertete e thash duke marre shkas se si eshte regjimi i te burgosurve ne SHBA permes nje filmi, ku te burgosurit nuk behen dot si ganstere, ndersa ne burgjet tona, te burgosurit sillen tamam si kapo dhe punonjesve nuk ua mban te bejne gek mek se i pushojne nga puna, edhe pse jane te rrezikuar me jeten.

Shto Koment