Aktualitet

Dhunë ndaj nënës, lëndë narkotike dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur! Pesë persona përfundojnë në pranga në Tiranë

Kështu në pranga ka rënë një 24-vjeçar pasi është kapur me lëndë narkotike. Po ashtu në pranga ka rënë dhe një 33-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.
Featured image of article: Dhunë ndaj nënës, lëndë narkotike dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur! Pesë persona përfundojnë në pranga në Tiranë Foto ilustruese

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu në pranga ka rënë një 24-vjeçar pasi është kapur me lëndë narkotike. Po ashtu në pranga ka rënë dhe një 33-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në rrugën “Abedin Çiçi” i ka marrë me forcë disa sende personale shtetasit A. C.

NJOFTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 24 vjeç, pasi në rrugën “Gramoz Pashko”, punonjësit e policisë të Forcës së Posacme “Shqiponjat”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi dozash me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në rrugën “Abedin Çiçi” i ka marrë me forcë disa sende personale shtetasit A. C.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :F. Xh., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;R. H., 40 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.39 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment