Aktualitet

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, ndalohet 42-vjeçari në Tiranë!

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona ditën e djeshme. 
Featured image of article: Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, ndalohet 42-vjeçari në Tiranë! Policia e Tiranes

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Përveç tij, policia ka arrestuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. P., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :A. B., 48 vjeç dhe B. S., 31 vjeçe, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment