Mblidhen kryetarët e Bashkive në Vlorë, s'ftohet Leli, Rama: Lungomare rriti vlerën e pronave
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Edi Rama VLORË- Kryetarët e Bashkive, deputetët dhe anëtarët socialistë u ftuan ditën e sotme në Vlorë, në...
Nuredin Dumani, Talo Cela TIRANË- Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Leonard Palushi iu komunikua ditën e sotme masa e sigurisë 'arre...
Anthony Albanese AUSTRALI- Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit me një prejardhje jo anglo-keltike, raporton...
Ilir Meta TIRANË- Raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë ishte çështja që ngriti me shumë shqetësim p...
TIRANË – Policia e Tiranës njofton se ka nisur procedim penal për tre persona, të cilët akuzohen se kryen veprime të dhunshme gjatë ndjeshjes së djeshme mes Tiranës dhe Vllaznisë, që u shoqërua me thyerje stolash, hedhje flakadanësh dhe hedhje lëndësh piroteknike në fushën e stadiumit ‘Air Albania’. Sipas policisë, ka nisur procedimi për Astrit Frroku, 26 vjeç, Bledar Kërniqi, 33 vjeç dhe Egzon Smajlaj, 26 vjeç, ndërkohë po vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
“Ushtruan veprime të dhunshme gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, procedohen penalisht 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, bënë identifikimin, shoqërimin dhe proceduan penalisht shtetasit, të cilët gjatë ndeshjes hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit. Nga shërbimet e Policisë u proceduan penalisht shtetasit A. F., 26 vjeç, B. K., 33 vjeç dhe E. S., 26 vjeç, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kryer veprime të kundraligjshme duke ndezur flakadanë, hedhur lëndë piroteknike në fushë, thyer stola. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njoftoi Policia e Tiranës në lidhje me arrestimet në fjalë.
Sfida Tirana-Vllaznia e luajtur në kuadër të javës së 16-të të Kategorisë Superiore nuk pati fitues, por prodhoi dëme dhe skandal. “Klasikja e futbollit shqiptar” u shpërfytyrua nga dhuna dhe përplasja mes tifozerive bardheblu dhe kuqeblu në stadiumin “Air Albania”. Gjithçka nisi në fund të pjesës së parë të takimit, ku disa tifozë të 25-herë kampionëve të Shqipërisë u ngjitën në katin e dytë të stadiumit dhe përdorën fikëset e zjarrit ndaj tifozëve kundërshtarë në tribunën qendrore dhe anësore. Ky veprim ka acaruar mbështetësit e klubit shkodran që u janë kundërpërgjigjur rivalëve bardheblu duke thyer xhama dhe stola. Situata doli jashtë kontrolli aq sa “steëart”-ët e kishin të pamundur të menaxhonin kaosin e krijuar. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë për të normalizuar gjendjen brenda stadiumit. Disa prej tifozëve janë shoqëruar jashtë “Air Albanias”. FNSH u vendos në zonat ku ishin pozicionuar tifozë kryeqytetas dhe shkodranë për të shmangur përplasje të tjera të mundshme mes tyre.
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI – Ministria e Brendshme në Itali ka nxjerrë numrin maksimal të lejeve të punës që mund t’u jepen punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, sezonalë dhe ...
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë për një bashkëpunim me ish-Kreun e LSI, Ilir Metën, një përpjekje kjo sipas tij...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al dhe Faxnews e hapin me takimet e sotme të ish-Kryeministrit Sali Berish...
SHQIPËRI – Dita e sostme do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit. Sipas Meteoalb, në Luginat e lumenjve do ketë pr...
SHQIPËRI – Turizmi vijoi rikuperimin nga pandemia vitin e kaluar. Të dhënat zyrtare tregojnë se deri në fund të nëntorit, 5.4 milionë shtetas të huaj...
SHQIPËRI – Si e presin përfaqësuesit e bizneseve ecurinë e sipërmarrjeve të tyre gjatë vitit 2022. Nga optimizmi i industrisë tekstile e këpucëve, te...
SHQIPËRI – Sektori energjetik në vend kishte një panoramë mjaftueshëm të ndërlikuar edhe para fillimit të krizës momentale. Me një zinxhir të gjatë b...
TIRANË – Kryeqyteti Tirana tashmë është kthyer në një kantier ndërtimi dhe aktiviteti i ndërtuesve parashikohet që edhe këtë vit të jetë i garantuar....
SERBI– Serbia ka vendosur që shtetasit e saj që jetojnë në Kosovë të kenë mundësi të votojnë nesër në referendum në 4 qytetet brenda territorit serb: Rash...
TIRANË– Sfida Tirana-Vllaznia e luajtur në kuadër të javës së 16-të të Kategorisë Superiore nuk pati fitues, por prodhoi dëme dhe skandal. “Kla...