Politike

Dhuna në protestën për TK, Avokatja e Popullit: Policia theu ligjin, duhet të ketë sensin e masës

Avokatja e Popullit është shprehur se policia duhet të ishte treguar më e përmbajtur, pasi ushtrimi i forcës duhet të jetë në proporcion me veprimin që janë duke parandaluar.
Featured image of article: Dhuna në protestën për TK, Avokatja e Popullit: Policia theu ligjin, duhet të ketë sensin e masës Erinda Ballanca përballë Lutfi Dervishit
Përditësuar:

TIRANË –Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca është shprehur se policia ka thyer ligjin gjatë protestës pas shembjes së Teatrit Kombëtar. E ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit, Lutfi Dervishi, Ballanca tha, se ushtrimi i forcës nga ana e policisë, duhet të jetë gjithmonë proporcional me veprimin që ata janë duke parandaluar.

“Secili prej nesh ka parë një ushtrim force nga ana e policisësë shtetit. Nëse ky veprim i forcës është i duhuri apo jo këtë e gjejmë duke analizuar dispozitat përkatëse të ligjit për policinë e shtetit. Ligji parashikon që në raste të posaçme punonjësit e policisë së shtetit kanë të drejtë të ushtrojnë forcë, por ato duhet të jenë gjithmonë proporcionale me veprimin që ata janë duke parandaluar”, tha Ballanca.

Sipas saj, vetë polici është personi që duhet të ketë sensin e masës dhe nga pamjet filmike, sjella e uniformave blu nuk ka qenë proporcionale me atë që duhet të ndodhte. Më pas, e pyetur nga gazetari, Ballanca ka pohuar se policia ka thyer ligjin, duke iu referuar edhe dhunës ndaj gazetarit, Alfred Lela.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“ Po. Sepse ligji thotë që duhet të jetë proporcionale me rrezikun. Është e qartë ngjarja apo momenti në të cilin kanë kapur dhe kanë shoqëruar në polici zotin Lela. Gazetar i njohur, person publik nuk ishte duke kryer asnje veprim i cili të cënonte rendin sigurinë apo të cënonte integritetin e forcave të policisë së rendit”, vijoi ai.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment