Aktualitet

Dhuna në protestë, 16-vjeçari nxjerr fotot me shenja të nxirash: Shikoni si më rrahën efektivët pa uniform, s’jam i vetmi i mitur që mora grushte

Në fotot e publikuara nga JOQ, ai shkruan se e kanë rrahur gjashtë persona me grushte gjatë gjithë rrugës dhe se ai nuk është i vetmi minoren i dhunuar.
Featured image of article: Dhuna në protestë, 16-vjeçari nxjerr fotot me shenja të nxirash: Shikoni si më rrahën efektivët pa uniform, s’jam i vetmi i mitur që mora grushte Fotot nga djali i dhunuar

TIRANË– Një 16-vjeçar ka denoncuar dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë kundrejt tij.

Në fotot e publikuara nga JOQ, ai shkruan se e kanë rrahur gjashtë persona me grushte gjatë gjithë rrugës dhe se ai nuk është i vetmi minoren i dhunuar.

Djali në fjalë, siguron se ka pasur edhe të tjerë të mitur që janë dhunuar në protestë.

“Prsh joq jam 16 vjec dhe shife ca mkan ber dje shqiponjat pa uniforme me kan marr zvarr deri te fugoni shqiponjave duke mrraf gjith rruges me grushta 6 veta gjithsej pa uniforme policie dhe nuk jam i vetmi i mitur qe esht dhunuar dje ne proteste pa asnje lloj faji e gjeje ju lutemi postojeni anonym,”- shkruhet krah postimit me fotot me shenja të nxirash.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

(f.m/dosja.al)

Shto Koment